Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD takojnë McAllister në Parlamentin Europian, në fokus integrimi i Shqipërisë

Deputetët e PD takojnë McAllister në Parlamentin Europian,

Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan një takim në Parlamentin Europian me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm, David McAllister, një nga mbështetësit më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i shoqëruar nga Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj shkruan se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet në Shqipëri dhe gjetjet e raportit të fundit të Komisionit të Jashtëm, ku theksohen sfidat që vendi duhet të adresojë në rrugën drejt integrimit europian, përfshirë forcimin e institucioneve, zgjedhjet e lira dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Me mikun e Shqipërisë, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, një nga mbështetësit më të palëkundur të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj po ndjekim diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian. E falenderuam Kryetarin McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri, ku ndërkohë që shprehet vullneti i palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë.
Siç thuhet edhe në raportin e Parlamentit Europian, integrimi kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar", shkruan Bardhi. 

Të fundit