Flash News

E-TJERA

Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane

Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb

Kryeministri Edi Rama është tensionuar sërish gjatë një interviste me gazetaren amerikane Ines de La Cuetara të rrjetit MS NOW, e cila ndodhej në Tiranë për të raportuar mbi protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit.

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë u pyet për projektin e investimit në Zvërnec dhe për përfitimet që ai pritet të sjellë për ekonominë shqiptare. Rama mbrojti projektin, duke argumentuar se një investim i përmasave të tilla do të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për vendin.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga protestuesit, të cilët pretendojnë se përfitimet nuk do të shpërndahen tek qytetarët, Rama tha:

Ç’do të thotë kjo? Kjo është një broçkull ideologjike, sepse një investim i kësaj madhësie në turizëm është që të ndërtohet diçka spektakolare dhe sigurisht që nuk është e aksesueshme për këdo, por sjell shumë të ardhura për këdo sepse vendi përfiton shumë.”

Momenti më i tensionuar i intervistës erdhi kur gazetarja e pyeti nëse ekziston një konflikt interesi, duke qenë se investitori Jared Kushner është dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa njëkohësisht është i përfshirë në projekte të mëdha biznesi në vende të ndryshme.

“Çfarë konflikti interesi? Çfarë po flisni? Jared Kushner nuk po negocion. Ai po arrin një m*t. Edhe një herë, ju duhet ta kuptoni”, tha kryeministri.

Ai shtoi se bashkëpunimi me Kushner kishte nisur në një periudhë kur e ardhmja politike e Donald Trump ishte ende e paqartë.

Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe ne filluam të punonim së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, projekti tashmë nuk lidhet vetëm me Kushner, por edhe me investitorë të tjerë ndërkombëtarë.

“Po negociohet akoma dhe tani nuk është si në fillim, sepse nuk është vetëm Jared Kushner. Është Power Holding, një nga kompanitë më të mëdha në Katar, që u përket dy miqve të mi, dy vëllezër fantastikë nga Katari”, u shpreh ai.

Në vijim, Rama kritikoi interesimin e mediave amerikane për këtë çështje, duke sugjeruar se debati lidhet më shumë me figurën e Trump sesa me Shqipërinë.

“Çfarë doni ju këtu? Shkoni luftoni me Trump në Shtetet e Bashkuara. Mos hajdeni këtu të luftoni me Trump. Kjo s’ka kuptim”, tha kryeministri.

Ai ironizoi gjithashtu argumentet e ngritura për ndikimin e projektit në mjedis.

“Doni që unë të besoj se papritmas media amerikane, influencerat amerikanë, bota amerikane po kujdesen për disa flamingo në Shqipëri?”, deklaroi Rama.

Në fund të intervistës, kryeministri përjashtoi mundësinë e dorëheqjes, duke theksuar se kundërshtitë janë pjesë e proceseve të mëdha të transformimit.

“Jam mësuar me këtë. Sa më e madhe ëndrra dhe ambicia, aq më e madhe rezistenca. Kështu rriten vendet”, përfundoi ai.

Të fundit