Flash News

E-TJERA

Kongresmeni amerikan përshëndet vendimi ndaj Berishës: Tani, mezi pres të forcoj partneritetin me Shqipërinë

Kongresmeni amerikan përshëndet vendimi ndaj Berishës: Tani, mezi

Bashkëkryetari i Grupit dypartiak për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, Robert Aderholt, ka reaguar pas vendimit të administratës së presidentit Donald Trump për heqjen e masës non grata ndaj liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kongresmeni republikan e cilësoi vendimin si rezultat të një shqyrtimi të kujdesshëm dhe të bazuar në prova, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara respektojnë sovranitetin e vendeve aleate dhe të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar vetë rezultatin e zgjedhjeve të tyre.

"Si bashkëkryetar i Caucus për Shqipërinë, përgëzoj Presidentin Trump dhe Sekretarin Rubio për kryerjen e një shqyrtimi serioz dhe të bazuar në prova të veprimeve të ndërmarra gjatë administratës së mëparshme që ngritën shqetësime në lidhje me përpjekjet për të heshtur zërat politikë në Shqipëri.

Departamenti i Shtetit u ka dërguar një mesazh të qartë aleatëve tanë: Shtetet e Bashkuara respektojnë sovranitetin e kombeve dhe u besojnë votuesve të përcaktojnë rezultatet e zgjedhjeve të tyre. Një Shqipëri e fortë dhe demokratike është një partner jetik për Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor dhe mezi pres ta forcoj këtë partneritet në vitet në vijim", shkruan ai. 

Kongresmeni amerikan përshëndet vendimi ndaj Berishës: Tani, mezi

 

Të fundit