Flash News

E-TJERA

“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë

“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja

Një protestuese që mori fjalën gjatë tubimit qytetar përpara Kryeministrisë ka rrëfyer një histori personale të trishtë që lidhet me problemet shëndetësore të babait të saj dhe kostot e mëdha që familja ka përballuar ndër vite.

Ajo tha se i ati ka kaluar një seri të gjatë ndërhyrjesh kirurgjikale, duke u operuar mbi 26 herë, ndërsa theksoi se, sipas saj, shteti ka mbuluar vetëm një pjesë minimale të trajtimeve të tij.

E përlotur herë pas here, protestuesja tregoi gjithashtu se familja është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore jashtë vendit, përfshirë edhe në Turqi, ku sipas saj, gjatë një trajtimi i ati ka pësuar komplikacione serioze.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos dorëzohen përballë vështirësive, duke theksuar se historia e saj është vetëm një nga shumë rastet e ngjashme në vend.

“Unë kam 17 vite që punoj dhe të gjitha shpendimet tona, të miat dhe vëllait tim, kanë shkuar për fatura spitalesh. Babai im është operuar mbi 26 herë. Në momentin që flasim, ai ka humbur të dyja këmbët. Shteti vetëm një operacion të tij ka pranuar dhe për të gjitha të tjerat thonë që nuk mund t’i bëjmë, nuk kemi mjetet.

Dhe i fundit ishte që ne na u desh të shkonim në Turqi. Ata bënë një gabim dhe ai trompozë në avion. Pasi u kthyem këtu, as drejtësia jonë nuk lejonte që unë të bëja denoncim për spitalin në Turqi, sepse spitali në Turqi qenka i dhënë drejt Erdoganit. Doja të flisja për këtë histori, për të thënë që ne duhet të çoheni, pavarësisht se jemi një brez që sot s’kemi asgjë në vijë”, tha protestuesja.

Të fundit