Flash News

E-TJERA

“Po shantazhohen për të marrë pjesë në anti-miting”/ Protestuesit thirrje administratës: Braktiseni nesër Ramën!

“Po shantazhohen për të marrë pjesë në

Sheshi përpara Kryeministrisë është mbushur sërish mbrëmjen e sotme, në ditën e 12-të të protestës qytetare, ku mijëra pjesëmarrës vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Në fokus të protestës është edhe aktiviteti i paralajmëruar për nesër nga Partia Socialiste, të cilin protestuesit e konsiderojnë si një “anti-miting” dhe përpjekje për të zbehur tubimin e tyre. Nga podiumi i protestës janë artikuluar thirrje të drejtpërdrejta drejtuar administratës publike që të mos marrë pjesë në aktivitetin e nesërm dhe të distancohet nga çdo formë presioni.

Sipas tyre, shumë punonjës të administratës po përballen me presione për të qenë të pranishëm në organizim, ndërsa protestuesit u bënë thirrje atyre të “braktisin detyrimet politike” dhe të bashkohen me qytetarët.

Një prej protestueseve u shpreh se pjesëmarrja në aktivitetin e nesërm po shoqërohet me detyrim dhe frikë për vendin e punës, duke e cilësuar këtë situatë si presion ndaj administratës.

“Mos bini pre e provokimeve dhe ndasive që kërkohet të krijohen mes qytetarëve. Këtu jemi edhe për ata që detyrohen të marrin pjesë, edhe për ata që shantazhohen për bukën e gojës. Kërkojmë një Shqipëri tjetër”, u tha në protestë.

 

Të fundit