Flash News

E-TJERA

Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet

Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive që po mbahen prej 10 ditësh në Tiranë dhe vende të tjera të Shqipërisë dhe jashtë kufijve.

Duke folur në News24, ai tha se protestat ishin befasuese, ndërsa shtoi se pjesa më e bukur janë marshimet në Tiranë.
Kam ndjerë që diçka që nuk ishte në fillim, që ndryshoi nga përvoja apo nevoja. Fakti që pasi mbaron ajo pjesa ku të gjithë mblidhen afër kryeministrisë, deri te ura e Lanës, nis marshimi në Tiranë. Marshimi në Tiranë, mbledh shumë energji. Ajo është ndoshta pjesa më e bukur nga ajo çka kam parë.

E para gjë që dua të them është se ishte diçka e papritur dhe për mua. Kemi qenë në debate edhe me partitë e reja. Ishte krijuar ideja se nuk bëheshin protesta qytetare. Ky është një politizim i një shtrese që janë të rinjtë, i bukur që lind dhe nga nevoja që thotë një brez; prit se jemi dhe ne këtu. Rama ka djegur disa breza. Brezin e Erion Veliajt. Brezin e ‘Mjaft’. Jemi në lojë tani, a do të shtypet kjo protestë, apo të do të masivizohet”, tha Lubonja.

Mes të tjerash Lubonja u ndal dhe te reagimet e Ramës.

“Kur vihesh në konfrontim me një pushtet, nis të motivohesh se do që ta fitosh ti betejën. Jo me armë e dhunë, por do që të fitosh betejën. Ti do dorëheqjen, ai do që të qëndrojë për pushtet se e ka çështje ‘për jetë a vdekje’. Kjo betejë ndikon dhe rreshton njerëz, i motivon ata. Një element që duhet parë është dhe mungesa e frikës.

Një nga elementet që ka pasur Rama, është frika. Thuhet se ka mobilizuar njerëz për të ushtruar këtë presion, qoftë te oligarkët dhe shtetin, administratën. Kjo sfidë e frikës, është element i rinisë, që jeton me më pak frikë se brezat tanë. Rama e ka stil që të sulmojë. Por më duket se do të vazhdojë me këtë qasje. Ai është shumë larg dhënies së dorëheqjes”, tha Lubonja.

Të fundit