Flash News

E-TJERA

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut. GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj të penduarin Artan Tafani

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut. GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, të cilët po përballeshin me akuzat për disa vepra penale, mes tyre “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Për Kristi Bixhekun, trupi gjykues vendosi një dënim prej 3 vitesh e 6 muajsh burg. Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 2 vite e 4 muaj heqje lirie.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 8 vite burg për Bixhekun, dënim që do të zbriste në 6 vite për shkak të procedurës së shkurtuar. Megjithatë, gjykata nuk i pranoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke e shpallur të pafajshëm për disa episode të përfshira në dosje.

Ndërkohë, vendimi për Artan Tafanin u shpall në të njëjtën seancë, në kuadër të procesit që u zhvillua me procedurë të shkurtuar.

Të fundit