E-TJERA

Aksidenti tragjik në autostradë, MSH jep bilancin: 7 në gjendje të rëndë, mes tyre një fëmijë dhe një i mitur

Aksidenti tragjik në autostradë, MSH jep bilancin: 7 në gjendje

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë bilancin e aksidentit fatal që ndodhi sot në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas MSH, në Spitalin e Traumës ndodhen 12 persona të plagosur, ku mes tyre 7 janë në gjendje të rëndë. Mes të lënduarve rëndë, janë një fëmijë dhe një i mitur.

Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Të fundit