E-TJERA

Aksidenti me 2 viktima/ Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë

Aksidenti me 2 viktima/ Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti fatal me dy viktima në autostradën Durrës-Tiranë, ku një furgon doli nga rruga përfundoi në kanal.

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë. Ky i fundit, sipas Vatocit, është fëmijë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.

Paraprakisht, shoferi dyshohet se ka pësuar infarkt e për pasojë, ka humbur drejtimin e mjetit.

Të fundit