Flash News

Ditari i Maxhorancës

Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin

Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar deputetes Marjana Koçeku që të dorëzojë mandatin e saj parlamentar, pas përfshirjes së saj në protestat dhe largimit nga qëndrimet e partisë.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Balla argumentoi se Koçeku nuk ka marrë votë direkte nga qytetarët, por ka ardhur në Kuvend përmes listave të Partisë Socialiste, duke e lidhur legjitimitetin e mandatit me besimin e partisë që e ka propozuar.

“Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe dua t’ju them personin në fjalë e ka zgjedhur PS, të dorëzojë mandatin se ja ka dhënë PS, sepse nuk është një person i votuar drejtpërsëdrejti, kur të votohet drejtpërdrejt ka të drejtë të përdorë mandatin”, u shpreh Balla gjatë mbledhjes.

Të fundit