Flash News

Bota

Mrekulli në Venezuelë! Foshnja 18-ditëshe shpëtohet pas 32 orësh nën gërmadha

Mrekulli në Venezuelë! Foshnja 18-ditëshe shpëtohet pas 32

Një histori shprese ka dalë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën. Një foshnjë vetëm 18 ditëshe është shpëtuar e gjallë pasi kishte qëndruar e bllokuar për rreth 32 orë nën mbetjet e një ndërtese të shembur.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në qytetin La Guaira, një nga zonat më të prekura nga lëkundjet sizmike. Ekipet e emergjencës punuan pa ndërprerje gjatë natës për të arritur tek të mbijetuarit, ndërsa momenti i nxjerrjes së foshnjës u prit me duartrokitje dhe emocione nga të pranishmit.

Pamjet e publikuara tregojnë shpëtuesit duke e kaluar me kujdes foshnjën nga njëri ekip te tjetri, të mbështjellë me një batanije, përpara se t'i jepnin ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve të bëra publike, foshnja kishte mbetur nën rrënoja për më shumë se një ditë, por arriti të mbijetojë pa lëndime të rënda. Rreth një orë pas shpëtimit të saj, ekipet e emergjencës arritën të nxirrnin të gjallë edhe nënën.

 

Të fundit