Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen!

Berisha: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale akuzoi kryeministrin Edi Rama, se është takuar disa herë në Iran me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Berisha tha se informacionet i kishte marrë në kohën kur ishte kryeministër, ndërsa i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen, duke e cilësuar si "armikun më të egër të të rinjve shqiptarë".

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, qeveria ka trajtuar figura të ndryshme publike dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, ndërsa akuzoi kryeministrin për standarde të dyfishta dhe sulme ndaj protestuesve të "Revolucionit të Flamingove".

Berisha: Shpall non-grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmedinaxhadin.

Po më lejoni t’u tregoj një gjë o qytetarë.

Kam qenë kryeministër në pushtet kur shërbimet e huaja më informojnë se Edi Rama ka shkuar në Teheran dhe është takuar me Ahmedinaxhadin.

Dhe se Erion Veliaj e ka bërë atë rrugë disa herë.

Dhe natyrisht nga hetimet e organeve kompetente doli se të paktën në një rast, Rama kishte shkuar në Internacionalen Socialiste të mbledhur në Iran nga Ahmedinaxhadi.

Pra, çfarë do të thotë kjo? Shpall një zonjë non-grata sepse siç e shpjegoi ka marrë një medalje si lexuese e Kuranit në një konferencë fetare.

Rasti tjetër, është apo nuk ka qenë luftëtar i UÇK. Është i tillë apo i atillë.

Arritën në shkallë ekstreme të përbaltin një nga heronjtë më të lavdishëm të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar në fund të shekullit të 20, Tahir Sinanin.

Nxorën, rrëmuan si hiena të policisë sekrete të dikurshme fatura, dokumente pa asnjë interpretim, për të përbaltur luftën, për të përbaltur UÇK-në, për fajin e vetëm se në këtë protestë midis flamujve del edhe flamuri i UÇK, etj.

Pra, njeriu që nga një anë përpiqet t’i luftojë me mjetet e tjera duke stampuar në bluzën e vet flamengot apo duke i vendosur në Facebook-un e tij, dhe i them nuk ke të drejtë morale ta bësh këtë, tregon amoralitet me këtë.

Ti mund të stamposh në bluzën tënde Lubi Ballukun, dy Lindat, Gys Agasin, Engjëll Agaçin, Arubën.

Mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamengot.

Herë tjetër i vendos ata në foton kryesore të FB, duke besuar se kështu po bëhet më miqësor me ta.

Edi Rama, për ta mbyllur, thirrja ime është jep dorëheqjen menjëherë se ti je armiku më i egër i të rinjve shqiptarë.

Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria.

Ndaj dhe jep menjëherë dorëheqjen sepse po soset durimi i tyre.

Të fundit