Flash News

E-TJERA

Protesta e 26-të në Tiranë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” për dorëheqjen e qeverisë

Protesta e 26-të në Tiranë, qytetarët mblidhen në

Ka nisu organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku pritet të zhvillohet protesta e 26-të masive kundër qeverisë.

Qytetarët janë mbledhur në qendër të kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë aktuale.

Tubimi i sotëm konsiderohet si një nga momentet kulmore të mobilizimit qytetar, pas më shumë se tri javësh protestash të pandërprera që kanë vijuar çdo ditë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

Revolta qytetare është shndërruar në një lëvizje më të gjerë politike dhe shoqërore, e drejtuar kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt institucioneve kryesore të vendit, ndërsa thirrjet për ndryshim politik dhe dorëheqje të qeverisë mbeten në qendër të tubimit.

 

Të fundit