Flash News

E-TJERA

Qytetarët përsërisin 5 kërkesat para Kryeministrisë: Duam qeveri teknike

Qytetarët përsërisin 5 kërkesat para Kryeministrisë:

Ka nisur dita e 26-të e protestës qytetare, me grumbullimin e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas kanë vijuar marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë stacionuar para Kryeministrisë, ku po mbahen edhe fjalimet e radhës.

Pjesëmarrësit në protestë kanë vijuar të artikulojnë kërkesat e tyre, duke theksuar se mobilizimi qytetar do të vazhdojë deri në përmbushjen e tyre.

Gjatë tubimit është diskutuar edhe mundësia e shtrirjes së protestave në orare të tjera të ditës, përfshirë paraditen, një propozim që ende nuk është konfirmuar.

Në fjalimet e mbajtura, protestuesit kanë përsëritur sërish pesë kërkesat kryesore të lëvizjes, të cilat mbeten boshti i protestës së vazhdueshme.

Ndër to kërkohet dorëheqja e menjëhershme dhe e panegociueshme e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me ndryshime kushtetuese që synojnë barazinë e shtetasve para ligjit, miratimin e tyre përmes referendumit popullor, si dhe ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, ligjin për financimin e partive politike dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë jetës politike.

Po ashtu, kërkohet anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” dhe “Trashëgiminë kulturore”, shfuqizimi i të ashtuquajturës “Paketa e Maleve”, si dhe heqja e statusit ligjor për investimet strategjike.

 

Të fundit