Flash News

Ditari i Opozitës

"Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore", PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

"Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore", PD: Thirrje

Partia Demokratike ka deklaruar se protesta e të rinjve në vend po merr mbështetje të gjerë edhe nga elita shqiptare në diasporë, duke e cilësuar këtë si një sinjal të fortë për nevojën e ndryshimit politik në Shqipëri.

Në një reagim zyrtar, PD vlerëson dhe mbështet letrën e nënshkruar nga 260 personalitete shqiptare në mbarë botën, përfshirë shkencëtarë, akademikë, profesorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët, sipas saj, i janë bashkuar kërkesave të protestës rinore që po zhvillohet në vend.

Në deklaratë, Partia Demokratike akuzon qeverinë aktuale për përqendrim të pushtetit, shtypje të pluralizmit, manipulim zgjedhjesh dhe rritje të korrupsionit, duke e cilësuar situatën si pasojë të “një sistemi autoritar” të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas PD-së, mbështetja e diasporës dhe e elitës akademike ndërkombëtare i jep protestës një dimension më të gjerë dhe e forcon thirrjen për ndryshim politik në Shqipëri.

Deklaratë e Partisë Demokratike :

Partia Demokratike e Shqipërisë e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, vlerëson lart dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit.
Kjo letër, me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar, kudo që jeton, të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin, e shkaktuar nga diktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve

Të fundit