Flash News

Kosova

​Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes sqaron arsyet

​Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes sqaron

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mbi mungesën e një ftese për Kosovën në Samitin e NATO-s që po mbahet në Turqi, duke sqaruar se vendi nuk merr pjesë në këto samite si shtet pjesëmarrës për shkak të statusit të tij aktual në raport me aleancën.

Në një përgjigje zyrtare, ministria thekson se Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (PfP), çka e përjashton automatikisht nga pjesëmarrja në samitet e aleancës.

Sipas institucionit, kjo nuk është një situatë e re, pasi Kosova nuk ka marrë pjesë as në samitet e mëparshme të NATO-s si shtet pjesëmarrës. Përjashtime kanë qenë vetëm disa aktivitete të veçanta të organizuara në kuadër të samiteve, si iniciativa “Gratë, Paqja dhe Siguria”, e mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve gjatë samitit të vitit të kaluar.

“Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, si dhe të partnerëve të ftuar në raste të caktuara”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Megjithatë, autoritetet kosovare ritheksuan se mbeten të përkushtuara ndaj objektivit strategjik të anëtarësimit në NATO, duke vijuar reformat dhe bashkëpunimin me aleancën dhe vendet anëtare të saj.

Të fundit