Flash News
Një Enver për Brezin Z
Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Të hetohet ‘Dosja’ e Ramës, do zbulojnë rrjetin më monstruoz të trafikantëve të drogës
Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund
Nga heshtja te mobilizimi: si u “zgjuan” socialistët pas qortimit të Ramës?
Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit
"Kriminalizoi Kuvendin", ish-deputeti socialist kundër Ramës: Ka ardhur koha për ndryshim

Ish-deputeti socialist Ilir Zela ka reaguar me një analizë të fortë politike lidhur me protestat që po zhvillohen prej mbi tre javësh në Tiranë e më gjerë.
Ai ka dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve ka ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Zela e cilëson protestën si një shans për socialistët që të rikthejnë vlerat e së majtës, ndërsa akuzon "rilindarët e pasuruar" për korrupsion, autokraci dhe largim nga idealet e Partisë Socialiste.
Ai shkon edhe më tej, duke deklaruar se Rama u detyrohet socialistëve një kërkim faljeje dhe dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe qeverisë.
Reagimi:
Një pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare po proteston këto ditë në rrugët e Tiranës. Kërkesat e tyre për një sistem politik demokratik e funksional ndër shqiptarë janë thelbësisht të drejta! Socialistët i mishëruan këto aspirata në Kushtetutën e vitit ’98. Socialistët i rezistuan fashizmit në pushtet në 1992-1997. Stabilizuan vendin pas krizës së ’97-ës, hapën perspektivën e shkatërruar të bashkimit me Europën, kontribuuan në çlirimin e Kosovës dhe ndërmorën reformën në drejtësi në 2015. Ka një paralele midis shpirtit të socialistëve të mishëruar në këto kontribute dhe aspiratave të të rinjve në këtë protestë. Por, për fat të keq, medalja ka edhe një anë tjetër. Është autokracia e sotme, e cila është larguar nga aspiratat e shqiptarëve! Janë rilindarët e pasuruar, të trashur e stërplakur në pushtet, bartësit e korrupsionit dhe amalgamës me krimin, të cilët janë objekti i kësaj proteste, siç janë edhe subjekt i SPAK. Kam parë këto ditë socialistë që po marrin pjesë në protesta, duke dëshmuar shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është katandisur demokracia në vend. Kam parë edhe disa socialistë të tjerë, të cilët i kanë bërë jehonë artikulimeve nën panik të autokratit kryeministër.
Raporti i socialistëve me protestën më ka nxitur të bëj pyetjen: vallë, të jenë katandisur të gjithë socialistët në klone të subjekteve të SPAK-ut, në viktima të oligarkisë? Do të dëshiroja që revolta e të rinjve të jetë një mundësi për socialistët të rigjejnë partinë e tyre të zaptuar nga trusti i betonit, të kuptojnë se sakrifikimi i demokracisë së brendshme në emër të unitetit fals ishte në thelb uzurpim i pushtetit nga një person ose një grup pa lidhje me socialistët e vërtetë, pjesa më e shëndoshë e të cilëve nuk i besuan kurrë Edi Ramës, por në të njëjtën kohë e përkrahën bujarisht. Protesta është edhe një mundësi për ata socialistë, të cilët besuan te rilindarët pa e lidhur këtë besim me leje kullash e përbindëshash të tjerë të betonit apo përfitime sharlatanësh, të administrojnë zhgënjimin e tyre e të kuptojnë që atdheu, pyjet e kullotat, bregdeti, plazhet e fushat janë më të rëndësishme se një vend pune në administratë, një kapardisje firmatosh në sallat e institucioneve, nxjerra jashtë funksionit kushtetues, apo një përfitim momental prej sistemit të korruptuar të pushtetit autokratik.
Kur shoh socialistë të kontributeve në protestë, pyes veten nëse ka kuptim t’u thuash këtyre njerëzve se uzurpimi i vullnetit të tyre ka përzënë nga vendi ynë 1 milion shqiptarë, ka kontribuar në arrogancën e pushtetit dhe dobësimin e llogaridhënies. Ata i dinë këto dhe prandaj protestojnë! Socialistët e shohin se kolltukofagët e sotëm janë më të plakur e shumë më të dhjamosur se bllokmenët e brezit më të fundit të regjimit hoxhist. Socialistët e dinë që ka ardhur koha që një brez i ri të rigjejë vlerat më të mira të së majtës dhe të kërkojë modestisht të marrë pjesë në udhëheqjen e atdheut. Por të jesh socialist dhe të shkosh në protestë, do të thotë që ke hequr dorë nga përpjekja për ta çliruar politikën, nuk beson te mundësia që një lidership i ri për socialistët, por edhe për të gjitha alternativat e tjera politike, të realizohet përmes proceseve të demokracisë së brendshme. Vendi i protestës së socialistëve duhet të jetë në radhë të parë vetë Partia Socialiste. Socialistët duhet të rigjejnë vetveten, t’ia dorëzojnë drejtësisë të gjithë rilindarët që ajo po i kërkon prej kohësh. Të bëhen njësh pa mëdyshje të mëtejshme me aspiratat e shqiptarëve për shtet, drejtësi, dinjitet e bashkim me Europën!
A ka vërtet një mundësi për një rrugë të re të bazuar në kolegjialitet përkundër arrogancës, të bazuar në legjitimitet përkundër aleancës me korrupsionin, monopolet dhe krimin, të bazuar në konkurrencë dhe zgjedhje përkundrejt sjelljes uzurpatore, sipas së cilës zgjedhjet janë të mira derisa unë zaptoj kreun, pastaj zgjedhjet janë të këqija që unë të mbretëroj? A ka socialistë që e kanë parë fundin e rrugës së drejtimit autokratik ditën kur 81 nga 83 mandatet propagandisht të tyre u përdorën për të mbrojtur paprekshmërinë e korrupsionit në krye të qeverisjes pa llogaridhënie? A ka socialistë që besojnë në llogaridhënie, ndryshimin dhe ripërtëritjen?
Kushdo që është përfshirë në hajni në këto vite, që ka lejuar korrupsionin apo e ka relativizuar atë, duhet të hapë krahun, duhet të hapë rrugën, duke u kërkuar falje thellë e thellë të gjithë socialistëve! Për të mos lënë asnjë mëdyshje, faljen më të madhe duhet ta kërkojë Edi Rama, i cili në 2005 u përgjërua për demokraci të brendshme, një anëtar një votë dhe për luftë ndaj korrupsionit. Megjithëse u mbështet bujarisht nga e gjithë struktura e Partisë Socialiste, ai nuk arriti kurrë të bëhej një socialist, por thjesht i pa socialistët si hambar votash, duke i futur në grackën e zgjedhjes midis tij dhe Saliut.
Edi Rama duhet të kërkojë falje për të gjitha kundërthëniet e tij në krye të PS-së dhe të qeverisë, që nga kriminalizimi i përbërjes së Kuvendit e deri te emërimet e horrave në qeveri, nga shkatërrimi i konceptit të shtetit e deri te largimi nga vendi i më shumë se 1 milion shqiptarëve, nga vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e deri te pengimi i drejtësisë përmes marrjes nën mbrojtje politike të subjekteve të SPAK-ut. Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës. Nëse nuk e bën, socialistët nuk mund të hidhen bashkë me të në greminën ku po i tërheq, do të dinë të zgjedhin një rrugë tjetër!
Nëse ka një fije mirënjohjeje në qenien e Edi Ramës, është koha ta shfaqë atë. Prej 13 vjetësh është kryeministër me votat e socialistëve. Asnjë pushtet nuk mund të jetë i përjetshëm! Hezitimi për t’i hapur rrugë ndryshimit tani rrezikon ta lërë partinë e Dritëro Agollit si një kujtim të bukur të një të shkuare të largët, me shumë mundësi pa anëtarë dhe pa votues. Ose PS ndryshon rrugë tani, ose një e majtë e re, e paralajmëruar nga disa prej intelektualëve më në zë të saj, do të ngrihet si alternativë e qenësishme politike. Eksperimenti dhe praktika e autokracisë kanë përfunduar me dështim, shëmti, hajni dhe tallje. Është koha për demokraci!
Si themelues dhe kryetar i parë i FRESSH-it, si një anëtar i Partisë Socialiste që prej vitit 1992, si deputet i saj i zgjedhur dy herë me votë të drejtpërdrejtë, si anëtar i zgjedhur në forumet më të larta drejtuese të saj në kohën kur zgjedhjet ishin të vërteta, do të dëshiroja të besoja te njerëzit e thjeshtë të së majtës bujare. Do të doja t’i shoh t’i japin fund përkrahjes për të keqen, sidomos në rastin kur ajo ka helmuar një pjesë të shpirtit të tyre! Do të doja t’i shoh ta rikthejnë partinë e tyre aty ku i takon, në brazdën e aspiratave të shqiptarëve për liri, paqe, barazi, dinjitet e bashkim kombëtar! Uroj që sa më parë, përfaqësuesit më të mirë të rinisë, të cilët e kuptojnë gjeneratën Z, jo klonet e zaptimit, të vijnë në krye të së majtës dhe të kontribuojnë me një mendësi të re për një Shqipëri që duhet patjetër të mbyllë tranzicionin dhe të renditet me demokracitë perëndimore si anëtare e BE-së dhe jo të kthehet mbrapsht nën zaptim!

Të fundit
Xhaka dhe Zvicra përballë provës së madhe, sot vendosen biletat e grupit
24 Qershor 2026, 19:13
Një Enver për Brezin Z
24 Qershor 2026, 18:31
"Kriminalizoi Kuvendin", ish-deputeti socialist kundër Ramës: Ka ardhur koha për ndryshim
24 Qershor 2026, 18:12
Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta
24 Qershor 2026, 17:29
Ndeshja vendimtare mes Skocisë dhe Brazilit rrezikon të shtyhet
24 Qershor 2026, 17:06
Tragjedi në Itali, 63-vjeçari vret gruan dhe djalin 24-vjeçar me armë gjahu
24 Qershor 2026, 16:46
"Kam qenë deputet që 22 vjeç", pas përplasjes në gjykatë, shtyhet seanca Meta - Kryemadhi
24 Qershor 2026, 16:28
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit
24 Qershor 2026, 16:02
A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?
24 Qershor 2026, 15:44
Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
24 Qershor 2026, 15:27
SHBA-ja zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor
24 Qershor 2026, 14:45
Cllevio në GJKKO: Laert Haxhiun e kam shok fëmijërie
24 Qershor 2026, 14:30
Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €
24 Qershor 2026, 14:08
Elon Musk humb përkohësisht kurorën e trilionerit
24 Qershor 2026, 13:57
“Mesazhet e Ditës”, të gjithë i shkruajnë Taulant Ballës...
24 Qershor 2026, 13:45
Kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen vëlla e motër, nën hetim kryeplaku
24 Qershor 2026, 13:30
Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson
24 Qershor 2026, 13:20
Kërkesat e protestuesve, Berisha: PD mbështet kufizimin e mandatit të kryeministrit
24 Qershor 2026, 13:12
I tha f*ck you shqiptarëve, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë
24 Qershor 2026, 13:03
Çfarë duhet të hani gjatë një vale të nxehti?
24 Qershor 2026, 12:43
Franca në “flakë” nga i nxehti ekstrem, Evropa përgatitet për kulmin
24 Qershor 2026, 12:15
Fitoi zgjedhjet, Kurti:Nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit
24 Qershor 2026, 12:02
4 shenjat e horoskopit që priren të ankohen më shpesh, sipas astrologjisë
24 Qershor 2026, 11:54
Goditet prodhimi vendas, bie prodhimi i grurit, ullinjve dhe prodhimit në sera
24 Qershor 2026, 11:44
"Boll, mos u merr me llafe"/ Përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit
24 Qershor 2026, 11:32
“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës
24 Qershor 2026, 11:20
Rama “kërcënon” kryebashkiakët: Kam informacione që vini në Tiranë, kjo duhet të marrë fund
24 Qershor 2026, 11:07
Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari
24 Qershor 2026, 10:58
Nga heshtja te mobilizimi: si u “zgjuan” socialistët pas qortimit të Ramës?
24 Qershor 2026, 10:49
Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, avokati: Dosja pa prova dhe analizë financiare
24 Qershor 2026, 10:39
Momenti që u bë viral, Ronaldo injoron pyetjen për Messi-n
24 Qershor 2026, 10:27
Temperaturat e larta, mjekët apel qytetarëve: Shmagni daljet në orët e pikut
24 Qershor 2026, 10:18
Rama mbyll takimin me drejtuesit e qarqeve, mesazhi që la për protestën
24 Qershor 2026, 10:06
Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione
24 Qershor 2026, 09:46
Temperaturat e larta dhe aktiviteti fizik, si të ushtroheni pa rrezikuar shëndetin
24 Qershor 2026, 09:30
Botërori 2026/ Kroacia merr tri pikë të arta, zhgënjen Anglia
24 Qershor 2026, 09:21
Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit
24 Qershor 2026, 09:11
BIRN: Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
24 Qershor 2026, 09:01
Kamioni përplaset me mjetin në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe dy të plagosur
24 Qershor 2026, 08:52
Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë për taksën e pronës
24 Qershor 2026, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
24 Qershor 2026, 08:14
Temperatura deri në 33 gradë, parashikimi i motit për sot
24 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 Qershor 2026, 07:46
Gazetari : Pasi mbaroi me iranianët, Rama po sulmon edhe kosovarët
23 Qershor 2026, 22:57
Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!
23 Qershor 2026, 22:38
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen”
23 Qershor 2026, 21:51
Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm
23 Qershor 2026, 21:11
Protestuesi: Më 4 korrik, diaspora do jetë këtu me ne në shesh
23 Qershor 2026, 20:45
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës
23 Qershor 2026, 20:25
Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës
23 Qershor 2026, 20:07
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
23 Qershor 2026, 19:31
Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas
23 Qershor 2026, 19:16
Vendet më miqësore në botë, ku pozicionohet Shqipëria në klasifikimin ndërkombëtar?
23 Qershor 2026, 18:55
Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje
23 Qershor 2026, 18:32
Barazia para ligjit: deputetja e gardiani
23 Qershor 2026, 18:10
Modriç shkruan historinë, luan ndeshjen e 200-të me Kroacinë sonte ndaj Panamasë
23 Qershor 2026, 17:50
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
23 Qershor 2026, 17:29
Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia
23 Qershor 2026, 17:08
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Dorëhiquni! Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju
23 Qershor 2026, 16:30
Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 16:00
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor 2026, 15:36
Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
23 Qershor 2026, 15:20
Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri
23 Qershor 2026, 14:59
E freskët, elegante dhe e guximshme: ngjyra që po sfidon verën
23 Qershor 2026, 14:45
Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë
23 Qershor 2026, 14:36
‘Mos i jepni çek të bardhë', eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin
23 Qershor 2026, 14:26
Ai që shan anglisht popullin e tij
23 Qershor 2026, 14:17
Botërori 2026 pushton ekranet, thyen rekorde në shikueshmëri
23 Qershor 2026, 13:59
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
23 Qershor 2026, 13:51
Vala e të nxehtit godet Francën, të paktën 40 viktima
23 Qershor 2026, 13:40
Gjëja e parë që gratë shohin te një burrë
23 Qershor 2026, 13:30
Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit
23 Qershor 2026, 13:17
Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës
23 Qershor 2026, 13:06
Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
23 Qershor 2026, 12:53
Smart City/ Alarmi i Berishës: Kamerat e Ramës po monitorojnë shqiptarët 24 orë në ditë
23 Qershor 2026, 12:43
Vrasja e Eglant Koçit, çfarë u tha i dyshuari familjarëve pas përballjes në komisariat?
23 Qershor 2026, 12:35
Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare
23 Qershor 2026, 12:10
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
23 Qershor 2026, 12:00
Norvegjia siguron fazën e 1/16-ve të Botërorit
23 Qershor 2026, 11:24