Flash News

SPORT

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive, do aplikohet nga faza e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive, do aplikohet nga

FIFA ka bërë publik një ndryshim të ri në procedurën e gjuajtjeve të penalltive, i cili pritet të aplikohet që nga faza e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.

Sipas formatit të ri, përpara nisjes së serisë së penalltive do të zhvillohet vetëm një hedhje monedhe. Ekipi që fiton shortin do të ketë mundësinë të zgjedhë mes dy opsioneve: të ekzekutojë penalltinë e parë ose të përcaktojë portën ku do të zhvillohen gjuajtjet.

Skuadra humbëse e shortit nuk do të ketë më mundësi zgjedhjeje dhe do të duhet të pranojë automatikisht alternativën që mbetet.

Me këtë risi, FIFA synon të reduktojë procedurat paraprake dhe të thjeshtojë organizimin e momenteve më vendimtare të ndeshjeve me eliminim direkt, ku shpesh fati i kualifikimit përcaktohet nga pika e bardhë.

Të fundit