Flash News

E-TJERA

Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

Një bllokim i përkohshëm i qarkullimit është regjistruar pasditen e së martës në aksin Librazhd–Prrenjas, në zonën e “Kthesave të Dragostunjës”, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në rrugë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë zonën e Librazhdit, duke sjellë materiale inerte nga shpatet anësore dhe duke bllokuar qarkullimin në të dy drejtimet.

Si pasojë, trafiku u paralizua për më shumë se një orë dhe u krijuan radhë të gjata automjetesh, ndërsa drejtuesit e mjeteve mbetën të bllokuar deri në ndërhyrjen e punonjësve dhe mjeteve të kompanisë që po kryen punimet në zonë.

Situata u vështirësua edhe nga punimet për zgjerimin e rrugës në kuadër të Korridorit VIII, ndërsa pas ndërhyrjes, qarkullimi nisi të normalizohet pjesërisht.

Të fundit