Flash News

SPORT

Xhaka lë pas Rodrin, statistikat e Botërorit listojnë “mbretin” e pasimeve nën presion

Xhaka lë pas Rodrin, statistikat e Botërorit listojnë

Faqja e njohur e analizave statistikore Gradient Sports ka publikuar një renditje të veçantë për futbollistët që kanë spikatur më shumë në pasimet e realizuara nën presion gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Në krye të listës qëndron kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili ka grumbulluar 91.8 pikë, duke u vlerësuar si lojtari më efikas në menaxhimin e topit dhe shpërndarjen e lojës kur përballet me presionin e kundërshtarëve.

Pas mesfushorit shqiptar renditet ylli i Spanjës, Rodri, me 90.8 pikë. Mesfushori spanjoll ka konfirmuar edhe një herë rolin e tij kyç në organizimin e lojës dhe kontrollin e ritmit të ndeshjeve.

Në vendin e tretë pozicionohet mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, me 88.2 pikë. Futbollisti i Manchester City ka spikatur për sigurinë dhe qetësinë në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.

Pesëshja më e mirë plotësohet nga koreano-jugori Lee Kang-in me 87.3 pikë dhe mbrojtësi turk Zeki Çelik me 86.1 pikë.

Në mesin e emrave më të vlerësuar gjendet edhe talenti i Spanjës, Pedri, i cili renditet i gjashti me 84.9 pikë.

Ky klasifikim nuk bazohet vetëm te përqindja e pasimeve të sakta, por analizon cilësinë dhe efektivitetin e tyre në situata kur lojtarët ndodhen nën presion të drejtpërdrejtë nga kundërshtari. Për këtë arsye, konsiderohet një nga treguesit më domethënës për inteligjencën taktike, qetësinë dhe aftësinë e futbollistëve për të marrë vendime në momente vendimtare.

Performancat e Xhakës, Rodrit dhe Akanjit kanë qenë ndër elementët kryesorë që kanë ndihmuar Zvicrën dhe Spanjën të shfaqin stabilitet dhe organizim të lartë gjatë fazës së grupeve, duke dëshmuar rëndësinë e lojtarëve që kontrollojnë lojën nga mesfusha dhe prapavija.

Të fundit