Flash News

E-TJERA

Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish kalojnë natën në bulevard

Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish

Një grup qytetarësh kanë zgjedhur të vijojnë protestën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë, duke kaluar natën në bulevard dhe duke qëndruar aty edhe gjatë mëngjesit të së hënës.

Protestuesit kanë vendosur karrige metalike në hapësirën përballë institucionit, ndërsa aksi rrugor përgjatë bulevardit mbetet i bllokuar për qarkullimin e automjeteve që prej fundjavës.

Qëndresa para Kryeministrisë vazhdon, një grup protestuesish

Përpara hyrjes së Kryeministrisë janë vendosur gjithashtu disa palë këpucë, një simbolikë që, sipas pjesëmarrësve, lidhet me fenomenin e emigrimit dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

 

Të fundit