Flash News

E-TJERA

Diaspora shqiptare i bashkohet marshimit, sot pritet protesta më e madhe kundër Ramës

Diaspora shqiptare i bashkohet marshimit, sot pritet protesta më e madhe

Sot është dita e 21-të e protestës qytetare kundër qeverisë Rama. Kjo do të jetë protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë, pasi marshimit do t;i bashkohen edhe shqiptarët e diasporës.

Autokolona gjigande e nisur prej disa ditësh nga Britania e Madhe, Gjermania e vende të tjera, mbërriti sot në kryeqytet. Me flamuj nëpër makina, shqiptarët e diasporës pritet të jenë sot në shesh, para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës.

Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Të fundit