Flash News

E-TJERA

Pas paralajmërimit të banorëve, hiqet gardhi rrethues i Kakomesë

Pas paralajmërimit të banorëve, hiqet gardhi rrethues i

Në plazhin e Gjirit të Kakomesë ishte vendosur prej kohësh një portë, që ndalonte hyrjen e qytetarëve në këtë zonë të lakmuar bregdetare.

Por 2 ditë para protestës që ishte paralajmëruar për heqjen e kësaj porte dhe për ‘çlirimin’ e Plazhit të Kakomesë, porta metalike është hequr.

Porta metalike është hequr me një mjet vinç, së bashku me gardhin me tela që ishte vendosur rreth portës.

Ky zhvillim vjen pas rreth 20 ditësh protestash dhe reagimesh qytetare në nivel kombëtar kundër asaj që organizatorët e lëvizjes e konsiderojnë përvetësim të pasurive publike e private.

Të fundit