Flash News

E-TJERA

“Albania is not for sale”, muret e Kryeministrisë ‘vishen’ me mesazhet e protestuesve

“Albania is not for sale”, muret e Kryeministrisë

Prej afro dy orësh, mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë përpara godinës së Kryeministrisë, në vijim të protestave kundër qeverisë që po zhvillohen në kryeqytet.

Protestuesit kanë përdorur forma të ndryshme për të shprehur qëndrimin e tyre, nga pankartat e mbajtura në duar deri te projektimi i mesazheve në fasadën e Kryeministrisë. Në muret e godinës janë shfaqur parulla si “Albania is not for sale” dhe “Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria thotë boll”, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Gjatë tubimit nuk kanë munguar as thirrjet e forta kundër kryeministrit, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe kanë artikuluar slogane të përsëritura si “Rama në burg” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Të fundit