Flash News

KRYESORE

Rama sy mbyllur përballë leksionit të qytetarisë që po i jep protesta

Rama sy mbyllur përballë leksionit të qytetarisë që po

Në 22 ditë protestë, qytetarët nuk i kanë ndalur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën e vazhdueshme për largimin e Ramës nga pushtetit.

Përpos kreativitetit që të rinjtë kanë shpalosur në pankarta me të cilat i adresohen qeverisë, i kanë dhënë kësaj të fund një leksion të qartë qytetarie. Në mbyllje të çdo tubimi një grup protestuesish janë kujdesur të pastrojnë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku kanë protestuar për 4 orë.

Rama sy mbyllur përballë leksionit të qytetarisë që po Rama sy mbyllur përballë leksionit të qytetarisë që po Rama sy mbyllur përballë leksionit të qytetarisë që po

Një fakt të tillë duket se kryeministri e anashkalon dhe fill pas protestës së 22-të, Rama ka ndarë në profilin e tij një video me një grusht bidonash të mbetur pas protestës, duke i akuzuar qytetarët se nisën “një protestë për mbrojtjen e mjedisit” dhe e përfunduan “me ndotjen e vetvetes”.

“Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, shkruan Rama krahas video-s.

Protesta, të cilën Rama e ka sulmuar qysh prej fillimit, ka qenë paqësore edhe kur policia tentoi t’i shpërndajë me makinat e ujit pa kursyer nëna me fëmijë të vegjël në karrocë. Protesta ka mbetur e tillë pavarësisht represionit që qeveria po ushtron me procedimet penale të qytetarëve që marrin pjesë. Po qëndron qytetare edhe përballëve linçimeve që kryeministri po bën në rrjete sociale me çdo pjesëmarrës.

Por, mesa duket edhe këtë herë, kryeministrit ia ka fajin algoritmi...

Të fundit