Flash News

E-TJERA

Ç'po ndodh me banjat e Bënjës, nga kurative në pellgje

Ç'po ndodh me banjat e Bënjës, nga kurative në

Kjo pamje nga Llixhat e Bënjës ka tërhequr për vite me radhë vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj në juglindje të vendit. Por një projekt për të rikonceptuar dhe tërhequr më shumë vizitorë ka dhënë efekt të kundërt. Sot vaskat e betonizuara dhe të zgjeruara janë tharë, dhe burimi termal nga kurativ është kthyer në një ujë të ndenjur që mund të të rrezikojë me alergji apo reaksione të ndryshme.

Vetë vizitorët që kishin ardhur në Bënjë për të përjetuar atë ndjesi që kishin provuar më parë, shprehen më shumë se të keqardhur për këtë investim që ka plagosur rëndë këtë kryevepër natyrale. Situata aktuale në Llixhat e Bënjës vlerësohet si e papranueshme edhe nga vizitorët e huaj, që prisnin të shikonin vaskën dhe burimin natyral të këtij atraksioni.

“Keni një natyrë të mrekullueshme, por duhet të kujdeseni për të. Kam parë edhe në shumë vende të tjera natyrë të bukur, por që nuk trajtohet metej kujdesin që meriton”, thonë ata për A2 CNN.

Sakaq, zyrtarë nga Bashkia e Përmetit dhe Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura jashtë kamerave shprehen se do të ndërhyjnë për të stabilizuar situatën e krijuar, por pa specifikuar se çfarë lloj ndërhyrjeje do të kryhet. Ndërsa askush nuk flet mbi përgjegjësit e kësaj gjendjeje, në të cilën janë aktualisht banjat e Bënjës.

Të fundit