Flash News

E-TJERA

60 kursantë të helmuar në Akademinë e Sigurisë, policia jep detaje: Po hetohen, janë marrë mostra nga ushqimi

60 kursantë të helmuar në Akademinë e Sigurisë, policia

Policia ka dhënë detaje nga helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë.

Sipas policisë, janë 60 studentë të cilët janë paraqitur në spital me simptoma helmimi dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia njofton se ka nisur hetimi dhe janë marrë mostra nga ushqimi që kanë konsumuar kursantët.

“Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit