Flash News

E-TJERA

Limaj i përgjigjet Ramës dhe Ballës me video krah heroit të kombit: Mos prekni Tahir Sinanin për interesa politike

Limaj i përgjigjet Ramës dhe Ballës me video krah heroit të

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video të periudhës së luftës, ku shfaqet krah Heroit të Kombit, Tahir Sinani.

Teksa i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, lidhur me përdorimin e figurës së Tahir Sinanit në interesat e tyre politike, përmes një postimi në rrjetet sociale, Limaj ka bërë thirrje që të mos cenohen figurat dhe vlerat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar.

“Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare”, ka shkruar Limaj.

Në fund të reagimit të tij, ai ka përcjellë edhe mesazhe homazhi për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

“Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka theksuar ai.

Të fundit