E-TJERA

Vrau me thikë vëllain, arrestohet autori në Kavajë

Vrau me thikë vëllain, arrestohet autori në Kavajë

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kavajë, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi në mënyrë tragjike.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Agonas. I dyshuari, M. Rr., 76 vjeç, akuzohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij, E. Rr., 74 vjeç, gjatë një debati që dyshohet se lidhej me çështje pronësie.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima kishte shkuar në arë për të marrë dengje bari me zetor dhe, gjatë kthimit, është përballur me vëllanë e tij. Mes tyre ka nisur një konflikt verbal, ku 76-vjeçari i ka kërkuar të mos kalonte në atë rrugë. Sipas pretendimeve të autorit, gjatë debatit ai është shtyrë me zetor nga vëllai.

Përplasja ka degraduar më pas në dhunë fizike. Dyshohet se 76-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur disa herë vëllanë e tij. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Të fundit