Flash News

E-TJERA

Nis protesta e 27-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta e 27-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, aty ku do të startojë protesta e 27-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, protestuesit po organizohen për marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të përsërisin kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e menjëhershme dhe të panegociueshme të kryeministrit.

Pjesëmarrësit shprehen se lëvizja qytetare ka kaluar tashmë përtej kërkesës për largimin e qeverisë, duke synuar një ndryshim të thellë të klasës politike që, sipas tyre, ka dominuar vendin për më shumë se tri dekada.

Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës, duke shprehur pakënaqësinë përmes thirrjeve, pankartave dhe fjalimeve.  

Të fundit