Flash News

Bota

Bilanci tragjik në Venezuelë/ Shkon në 589 numri i viktimave nga tërmeti, mijëra të plagosur

Bilanci tragjik në Venezuelë/ Shkon në 589 numri i viktimave nga

Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare që goditën Venezuelën është rënduar edhe më tej. Autoritetet njoftuan se deri tani kanë humbur jetën 589 persona, ndërsa 2,980 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas CNN, lajmin e bëri të ditur presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, e cila theksoi se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të gjetur persona që mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja, brenda asaj që konsiderohet "dritarja e artë" prej 72 orësh pas tërmetit.

"Ne nuk kemi fjetur asnjë minutë në përpjekjet për të shpëtuar jetë njerëzish. Falënderojmë ekipet ndërkombëtare të ndihmës dhe emergjencës që janë bashkuar me operacionet. Kemi arritur të shpëtojmë dhjetëra persona," deklaroi Rodríguez për televizionin shtetëror VTV.

Sipas autoriteteve, operacionet janë përqendruar kryesisht në shtetin La Guaira, zona që ka pësuar dëmet më të rënda nga lëkundjet sizmike.

Qeveria venezueliane ka ngritur gjithashtu një qendër emergjence në Ministrinë e Jashtme në Karakas, ku po grumbullohen rezerva ushqimore, ujë të pijshëm dhe ilaçe për banorët e prekur.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej, pasi ekipet e shpëtimit vijojnë kontrollin e ndërtesave të shembura dhe kërkimet për të mbijetuar.

Të fundit