Flash News

SPORT

Pse Paraguai do të jetë një nga qytetet pritëse për Kupën e Botës të vitit 2030?

Pse Paraguai do të jetë një nga qytetet pritëse për

Kupa e Botës 2030 do të hyjë në histori si edicioni më i veçantë i organizuar ndonjëherë.

Edhe pse pjesa më e madhe e turneut do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, FIFA ka vendosur që ndeshjet e para të luhen në Amerikën e Jugut, në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai, në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Kupës së Botës.

Uruguai do të presë një nga ndeshjet hapëse si vendi ku u organizua Botërori i parë në vitin 1930.

Argjentina është përfshirë për shkak të rolit të saj historik si finaliste e atij edicioni, ndërsa Paraguai është zgjedhur për të nderuar kontributin e tij në historinë e futbollit të Amerikës së Jugut dhe si një nga vendet themeluese të traditës së futbollit në rajon.

Paraguai ishte një nga gjashtë kombëtaret e Amerikës së Jugut që morën pjesë në Kupën e parë të Botës, së bashku me Uruguain, Argjentinën, Brazilin, Kilin dhe Perunë. Edhe pse nuk arriti të shkëlqente në atë turne, vendi mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit botëror.

Si një nga vendet mikpritëse të ndeshjeve hapëse, Paraguai do të përfitojë gjithashtu kualifikimin automatik për në Botërorin 2030, njësoj si Spanja, Portugalia, Maroku, Uruguai dhe Argjentina.

Me këtë format unik, FIFA synon të lidhë të kaluarën me të ardhmen, duke e shndërruar Kupën e Botës 2030 në një festë globale të futbollit që do të shtrihet simbolikisht në tre kontinente dhe gjashtë vende të ndryshme.

Të fundit