Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”

Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit”, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar “Revolucionit të Flamingove”, i cili sot ka hyrë në ditën e 27-të të tij.

“Kam mbërritur në Tiranë. Këtë fundjavë do të jem në protesta dhe do të takoj qytetarë e aktivistë që po i japin jetë kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme popullore”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit

Kujtojme se organizatorët kanë bërë thirrje për një protestë kombëtare, duke ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë në tubimin antiqeveritar, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Më herët, edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka njoftuar pjesëmarrjen e saj në protestën e qytetarëve në Tiranë, duke theksuar se mbrojtja e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit është një çështje e rëndësishme. Ajo ka deklaruar se synon të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe t’i përcjellë ato në Bruksel, me qëllim rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare.

Të fundit