Flash News
Malta sekuestron ngarkesën me ushqime nga Shqipëria:Pa dokumente dhe pa kontroll temperature
Temperaturat arrijnë 38 gradë, si parashikohet moti sot
Protesta në Tiranë merr përmasë ndërkombëtare, 5 kërkesat i përcillen ambasadave perëndimore
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Dalin notat e provimit të Matematikës

Qeveria sheh një Shqipëri që po zhvillohet dita-ditës. Protestat janë keqkuptime nga ata që nuk e kuptojnë zhvillimin. Pakënaqësitë janë ekzagjerime. Bizneset, ndoshta, nuk po i lexojnë si duhet sukseset. Ndoshta korrupsioni është thjesht perceptim. Ndoshta burokracia është një formë moderne efikasiteti. Ndoshta konkurrenca e pandershme është inovacion. Dhe ndoshta, në fund të fundit, të gjitha problemet që raportojnë qytetarët dhe bizneset janë thjesht zhurmë që pengon dëgjimin e lajmeve të mira.
Ooo milet, dëgjoooni dhe merrni vesh!
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka arritur në 8%. Të ardhurat për frymë kanë kaluar të gjitha vendet e rajonit dhe kanë kapur mesataren e Bashkimit Europian. Paga mesatare ka arritur në 1,500 euro në muaj. Pensionet janë 700 euro.
Bilanci tregtar ka kaluar në suficit, pasi eksportet, për herë të parë në histori, kanë tejkaluar importet. Jemi renditur në 10 vendet e para në botë për korrupsion të ulët dhe sipas indeksit të lumturisë, aq sa së shpejti presim që vendi të ketë një fluks kërkesash për imigrantë e marrje shtetësie shqiptare.
Këto padyshim janë lajmet që do të donim t’i dëgjonim në mediat e huaja si “Financial Times”, “Reuters”, apo shumë të tjera që këto kohë e kanë kthyer si rrallëherë vëmendjen te Shqipëria.
Por, fatkeqësisht, këto nuk janë lajme. Janë dëshira… afatgjata madje.
Në realitet, Shqipëria po tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare për arsye krejt të tjera. Për protestat e vazhdueshme, për tensionin politik, për pakënaqësinë në rritje.
Indeksi i Biznesit i Dhomës Amerikane të Tregtisë shënoi këtë vit rënien më të madhe historike që nga nisja e matjeve në vitin 2012, me 6.4 pikë. Klima e brendshme politike, infrastruktura, performanca e ekonomisë, burokracia qeveritare dhe korrupsioni rezultuan faktorët që goditën më fort perceptimin e biznesit.
Vetë AmCham e cilësoi situatën si një “sinjal alarmi” për klimën e investimeve dhe konkurrueshmërinë e vendit.
Edhe më shqetësues është fakti se bizneset e perceptojnë korrupsionin në nivelin më të lartë historik nga viti 2012, kur filloi indeksi. Kur sipërmarrja, ose më saktë grupi i sipërmarrësve joklientelistë dhe që investon, punëson dhe mban një barrë të rëndësishme të ekonomisë, arrin në këtë përfundim, problemi nuk mund të fshihet më pas statistikave makro apo deklaratave optimiste.
Ndërkohë, edhe rritja ekonomike zyrtare prej gati 4% jep një realitet tjetër. Sipas të dhënave të fundit, rreth 72% e kontributit në rritjen ekonomike erdhi nga administrata publike dhe taksat neto, ndërsa aktivitetet e ekonomisë reale u zgjeruan me vetëm 1.08%.
Me fjalë të tjera, biznesi po ecën me hapin më të ngadaltë të më shumë se një dekade, ndërsa shteti po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në prodhimin e rritjes ekonomike.
Këto shifra nuk tregojnë që biznesi privat është i pazoti dhe Qeveria po tregohet e zonja se mban rritjen ekonomike. Përkundrazi, kjo tregon se struktura ligjore në vend dhe orientimet qeveritare kanë prodhuar si rezultat një ekonomi që po u largohet tipareve të ekonomisë private të tregut të lirë dhe po shndërrohet gjithnjë e më shumë në ekonomi shtetërore drejt centralizimit.
Por ndoshta problemi është te këndvështrimi. Qeveria sheh një Shqipëri që po zhvillohet dita-ditës. Protestat janë keqkuptime nga ata që nuk e kuptojnë zhvillimin. Pakënaqësitë janë ekzagjerime. Bizneset, ndoshta, nuk po i lexojnë si duhet sukseset.
Ndoshta korrupsioni është thjesht perceptim. Ndoshta burokracia është një formë moderne efikasiteti.
Ndoshta konkurrenca e pandershme është inovacion. Dhe ndoshta, në fund të fundit, të gjitha problemet që raportojnë qytetarët dhe bizneset janë thjesht zhurmë që pengon dëgjimin e lajmeve të mira.
Por ekonomia nuk funksionon me slogane.
Ekonomia funksionon me besim. Dhe besimi nuk ndërtohet duke i trajtuar ankesat si pengesë. Nuk ndërtohet duke shpërfillur sinjalet e tregut. Nuk ndërtohet duke fyer apo duke etiketuar ata që ngrenë shqetësime.
Shteti dhe përfaqësuesit e tij janë zgjedhur nga sovrani. Pikërisht për këtë arsye, ata kanë detyrimin të dëgjojnë. Të përgjigjen. Të jenë transparentë. Të korrigjojnë. Të japin zgjidhje, madje edhe të marrin në konsideratë alternativat e tjera qeverisëse. Jo të shpërfillin, të shtrembërojnë apo të ironizojnë shqetësimet e qytetarëve dhe biznesit, apo deri t’i ofendojnë ata.
Në kohën e sotme, propaganda zyrtare dhe komunikimi me popullin e vet nuk mund të jenë në formatin e tellallit. Por kohët e sotme kërkojnë diçka më shumë se një tellall. Kërkojnë institucione që dëgjojnë po aq sa flasin.
Thelbi është dialogu i kuptimtë dhe i hapur. Ky dialog ka kohë që është kthyer në monolog që dëgjohet e besohet vetëm nga monologuesi. Pjesa e përjashtuar nga dialogu proteston ose ka ulur shkallën e besimit, apo dhe ka zgjedhur të largohet fare nga vendi./ Monitor
Të fundit
Ushqimet që duhen shmangur në vapë dhe alternativat më të shëndetshme
27 Qershor 2026, 17:28
Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë
27 Qershor 2026, 17:07
Malta sekuestron ngarkesën me ushqime nga Shqipëria:Pa dokumente dhe pa kontroll temperature
27 Qershor 2026, 16:51
Pushimet verore 2026 në Europë: rriten “arratisjet e shkurtra” dhe destinacionet e freskëta
27 Qershor 2026, 16:34
Tellalli dhe monologuesi
27 Qershor 2026, 16:17
Korriku mbyllet me temperatura deri në 40°C, çfarë sjell korriku?
27 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026 hyn në histori, autogolat “yjet e padëshiruar” të turneut
27 Qershor 2026, 15:17
FIFA i ndalon hyrjen në stadium Merlinit, rosakut që u kthye në simbol të Botërorit 2026
27 Qershor 2026, 15:01
Berisha: Jam kundër kullave, nuk kam firmosur asnjë kur isha kryeministër
27 Qershor 2026, 14:31
Kur do shkojë në SHBA? Si u përgjigj Berisha
27 Qershor 2026, 13:26
Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave
27 Qershor 2026, 13:05
Berisha: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen!
27 Qershor 2026, 12:43
Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?
27 Qershor 2026, 12:29
Botërori 2026 plotëson edhe pesë duele të fazës së 1/16-tës, spikat përballja Francë–Suedi
27 Qershor 2026, 12:11
Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”
27 Qershor 2026, 11:04
28-vjeçari tenton të vrasë me makinë nënën e bashkëjetueses në Lezhë, arrestohet nga Policia
27 Qershor 2026, 10:17
Qendra e Tiranës zgjohet pa energji elektrike, asnjë sqarim nga OSSHE
27 Qershor 2026, 09:15
Protestuesit kërkojnë mbështetjen e ambasadorëve, zbardhet letra me pesë kërkesat
27 Qershor 2026, 08:47
Temperaturat arrijnë 38 gradë, si parashikohet moti sot
27 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Qershor 2026, 08:02
Protesta në Tiranë merr përmasë ndërkombëtare, 5 kërkesat i përcillen ambasadave perëndimore
26 Qershor 2026, 23:01
“Për këtë kam nevojë!”, Osman Mula rrëfen si lindi historia e dashurisë me bashkëshorten
26 Qershor 2026, 22:02
Osman Mula në Elevate: Arti është kthyer në pazar, talentet po largohen nga Shqipëria
26 Qershor 2026, 21:13
Studenti nga protesta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!
26 Qershor 2026, 20:50
Emigranti nga Franca: Do rri këtu derisa ta rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë
26 Qershor 2026, 20:38
SHBA nuk ndalet, synon edhe edicionin e Kupës së Botës 2038
26 Qershor 2026, 19:41
Nis protesta e 27-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
26 Qershor 2026, 19:21
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
26 Qershor 2026, 19:03
Vance: Nëse skandali Watergate do të ndodhte sot, nuk do të rrëzonte asnjë president
26 Qershor 2026, 18:41
Brazili ankohet në FIFA pas fitores ndaj Skocisë: Mos e caktoni më këtë gjyqtar!
26 Qershor 2026, 18:16
Bilanci tragjik në Venezuelë/ Shkon në 589 numri i viktimave nga tërmeti, mijëra të plagosur
26 Qershor 2026, 17:52
Elliot Anderson gati për t'u transferuar për 130 milionë £ te Manchester City
26 Qershor 2026, 17:29
Vala ekstreme e të nxehtit në Francë, 55 persona humbin jetën
26 Qershor 2026, 17:10
Autokrat me Shije apo i Çmendur ?
26 Qershor 2026, 16:23
Arkitektët duhet ta paguajnë këtë krim që po i bëjnë Shqipërisë
26 Qershor 2026, 15:58
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 1 korrik, zbardhen pikat e rendit të ditës
26 Qershor 2026, 15:37
Deputeti britanik ironizon Ramën: Komenton Britaninë, por harron pse boshatiset Shqipëria
26 Qershor 2026, 15:15
“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari!
26 Qershor 2026, 14:56
Bardhi për sulmet ndaj protestuesve: Kërkesa është dorëheqja e Edi Ramës
26 Qershor 2026, 14:37
Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë
26 Qershor 2026, 14:22
Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?
26 Qershor 2026, 14:02
‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”!
26 Qershor 2026, 13:45
Shkatërrohet grupi i drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar
26 Qershor 2026, 13:27
Dalin notat e provimit të Matematikës
26 Qershor 2026, 13:09
Aksident në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse
26 Qershor 2026, 12:18
Botërori 2026/ Zbulohen katër çiftet e para të fazës me eliminim direkt
26 Qershor 2026, 11:20
Dosja 5D/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë Taulant Tushen
26 Qershor 2026, 11:10
Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
26 Qershor 2026, 10:53
Shkon në 64 numri i të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU
26 Qershor 2026, 10:32
Përplasja me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim
26 Qershor 2026, 10:18
Rama injoron protestuesit, publikon “Manifestin e (s)dorëheqjes”: Largimi im... në 2030
26 Qershor 2026, 10:00
‘Përvëlohet’ Shqipëria, parashikohen temperatura deri në 40 gradë
26 Qershor 2026, 09:36
Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri
26 Qershor 2026, 09:18
"Situata në çift nuk do..." çfarë parashikojnë yjet për ju
26 Qershor 2026, 08:40
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
26 Qershor 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 Qershor 2026, 07:56
Pse Paraguai do të jetë një nga qytetet pritëse për Kupën e Botës të vitit 2030?
25 Qershor 2026, 22:36
“Rama ik” pushton bulevardin, pamjet me dron tregojnë përmasat e protestës
25 Qershor 2026, 22:17
Ish-zv-ministrja e PS ngre alarmin: Shqiptarët jetojnë në zgrip, pse heshtin socialistët?
25 Qershor 2026, 21:53
FOTOLAJM/ Shpallen "në kërkim" Rama, Balluku dhe Balla “për vendime anti-shqiptare”
25 Qershor 2026, 21:10
Në “The Albanian Files” gjendet Shqipëria që po vizaton Edi Rama
25 Qershor 2026, 20:52
Protestuesi: Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës!
25 Qershor 2026, 20:35
Qytetarët përsërisin 5 kërkesat para Kryeministrisë: Duam qeveri teknike
25 Qershor 2026, 20:14
Mesazhe erotike gjatë orarit zyrtar, ILD kërkon shkarkimin e anëtarit të KLP-së
25 Qershor 2026, 18:48
RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet
25 Qershor 2026, 17:58
Akuza për klimë të tensionuar te Zvicra, ylli i Gjermanisë: Xhaka është busulla e ekipit
25 Qershor 2026, 17:44
Pas profilit me flamingo, deputetja ironizon Ramën: Kjo do ishte fotoja perfekte për ty
25 Qershor 2026, 17:20
Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri
25 Qershor 2026, 16:48
“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet
25 Qershor 2026, 16:19
Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes sqaron arsyet
25 Qershor 2026, 16:10
Rama e shpalli "non grata", reagon Ikballe Berisha
25 Qershor 2026, 15:56
Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar,
25 Qershor 2026, 15:47
Vala e të nxehtit dhe alkooli , një kombinim i keq për shëndetin
25 Qershor 2026, 15:36