Flash News

E-TJERA

Korriku mbyllet me temperatura deri në 40°C, çfarë sjell korriku?

Korriku mbyllet me temperatura deri në 40°C, çfarë sjell

Shqipëria po përjeton prej së premtes një valë të nxehti që pritet të zgjasë për disa ditë, me temperatura që në disa zona arrijnë deri në 40°C.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të vijojë të mbetet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, veçanërisht përgjatë zonës bregdetare, ku kushtet e qëndrueshme do të dominojnë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë, nga e marta e javës së ardhshme pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike, me ulje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin dhe shtim të vranësirave, kryesisht në juglindje. Në këto zona nuk përjashtohen rrebeshe afatshkurtra shiu.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat minimale në zonat malore mund të zbresin deri në 17°C, ndërsa në bregdet nuk pritet të bien nën 25°C.

Vranësira kalimtare do të shfaqen më së shumti në juglindje dhe zonat lindore, ndërsa mundësia për reshje gjatë fundjavës dhe fillimit të javës mbetet shumë e ulët.

Një freskim më i ndjeshëm i motit parashikohet në ditët e para të korrikut, kur temperaturat mund të ulen me rreth 3°C.

Të fundit