Flash News

E-TJERA

Malta sekuestron ngarkesën me ushqime nga Shqipëria: Pa dokumente dhe pa kontroll temperature

Malta sekuestron ngarkesën me ushqime nga Shqipëria: Pa dokumente dhe

Autoritetet e Sigurisë Ushqimore dhe Sigurisë në Maltë kanë sekuestruar dhe më pas vendosur për asgjësimin e një sasie produktesh ushqimore të ardhura nga Shqipëria, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë ushqimore.

Ngarkesa u identifikua pasi një furgon që kishte mbërritur me traget nga Sicilia u sinjalizua nga Autoriteti Tatimor dhe Doganor gjatë së premtes në mbrëmje. Menjëherë pas njoftimit, u krye një kontroll nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

Gjatë inspektimit, u zbuluan produkte të ndryshme ushqimore, përfshirë mish, produkte bulmeti, snack-e, vaj ulliri, pije freskuese, vezë, fasule, kripë dhe lëngje, të cilat u cilësuan si jo në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore.

Sipas autoriteteve malteze, produktet rezultuan të transportuara në temperatura të papërshtatshme dhe pa etiketimin e kërkuar ligjor, ndërsa mungonin edhe dokumentet thelbësore të gjurmueshmërisë së tyre.

Gjithashtu, u theksua se autoritetet nuk ishin njoftuar paraprakisht për mbërritjen e ngarkesës, siç kërkohet nga legjislacioni vendas.

Pas verifikimeve, ushqimet u sekuestruan menjëherë dhe u vendos që të asgjësohen për arsye të sigurisë publike.

 

Të fundit