Flash News

Kosova

Efektivi i Policisë humb jetën në Vërmicë, dyshohet se u aksidentua nga një shofer nga Shqipëria

Efektivi i Policisë humb jetën në Vërmicë, dyshohet se

Një aksident me pasoja vdekjen e një personi është regjistruar gjatë natës në Pikën Kufitare të Vërmicës, ku ka humbur jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Rexhep Gashi, njëherazi veteran i UÇK-së.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, kur Gashi dyshohet se është goditur nga një automjet teksa ishte duke kryer detyrën në pikën kufitare.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë Policia e Kosoves.

 Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit fatal. 

Sipas policisë, viktima është goditur nga një mjet që drejtohej nga një i dyshuar , shtetas i Shqipërisë.

 

Të fundit