Flash News
Dy gjigantët e futbollit në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë biletën për në 1/8-at
Shmangni orët e pikut, sot temperaturat arrijnë deri në 39 gradë
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
'Albanian Files' nxjerr lakuriq Ramën, Berisha: Ftoj Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
"Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare"

Auron Tare
Pamjet e shpërndara një ditë më parë, ku njerëz këndonin, vallëzonin e festonin mbi rrënojat e natyrës shqiptare në Kanionin e Langaricës, më sollën ndër mend filmin "Rënia e Romës".
Në një nga skenat më të fuqishme të asaj kryevepre të kinematografisë së viteve '60, qytetarët e Romës vallëzojnë të dehur nga hareja, ndërsa hordhitë barbare ndodhen tashmë te portat e qytetit. Fundi dihet Roma plaçkitet, qytetërimi shembet dhe Europa hyn në atë që historia e njeh si Epoka e Errët.
Kanioni i Langaricës dhe ujërat termale të Benjës janë sot një shembull i gjalle se si Ne Kombi i shqiptareve jemi drejt një Epoke të Errët në Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore. Benja eshte pasqyra se si një qeverisje pa vizion, agresive ndaj natyrës dhe e verbër ndaj trashëgimisë, mund të shkatërrojë thelbin e një vendi që quhet Shqipëri.
Për herë të parë kam shkuar në Benjë rreth vitit 1987, me ekipin e basketbollit të Partizanit. Që prej asaj kohe, kthimi atje u bë një ritual, një pelegrinazh drejt një prej kryeveprave të nënës natyrë. Peizazhi ishte i paprekur. Livadhe të gjelbëra, pemë hijerënda, mulliri me ujë i Mato Grudës dhe një udhë me kalldrëm, ndërtuar në periudhën otomane, të çonin drejt grykës së Kanionit. Atje ngrihej ura elegante prej guri, një kryevepër e arkitekturës vendase. Poshtë saj, vaskat natyrore, të rrethuara nga gurë të lëmuar prej lumit, mblidhnin ujërat shëruese. Ishte një peizazh që të kujtonte faltoret japoneze, ku natyra dhe shpirti i njeriut bashkëjetojnë në heshtje. Kushdo që e pa Benjën në ato vite mbeti pa frymë.Vite më vonë pata fatin të eksploroja edhe mbi dhjetë shpella ende të pastudiuara, ku gjurmët e jetës njerëzore zbresin deri në Paleolitin e Hershëm. Një thesar arkeologjik, shkencor dhe turistik, pothuajse i panjohur.
Dëmtimi i zones filloi kur rruga mesjetare me kalldrëm u mbulua me asfalt. Ishte goditja e parë ndaj kujtesës historike të vendit.
Goditja e dytë erdhi dy vjet më parë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim prej mbi dy milionë eurosh nga Banka Botërore, nisi një ndërhyrje që jo vetëm shkatërroi karakterin natyror të zonës, por e ktheu Benjën në simbol të një filozofie që ngatërron betonin me zhvillimin. Eskavatorët hynë në shtratin e Langaricës. U ndryshua ekosistemi i lumit. Gurët shekullorë u hoqën për t'u kthyer në mure mbajtëse. Vaskat natyrore u zëvendësuan me pellgje betoni, të huaja për traditën dhe të papërshtatshme edhe për vetë burimet termale. As ura Otomane nuk shpëtoi. Gurët e saj te lemuar qe kishin mbajtur me qindra karvane u zëvendësuan me pllaka , duke krijuar një restaurim që nuk respekton as historinë, as parimet elementare të konservimit. Mbi këtë peizazh u ngritën një parking gjigant, disa godina alpine dhe, natyrisht, një restorant. Sikur çdo projekt publik në Shqipëri ta ketë të shkruar në fat që duhet medoemos të përfundojë me një restorant. Por dëmi më i madh nuk është estetik. Është ekonomik. Per nje person qe e njeh turizmin rural e di mire se pas shpenzimit të mbi dy milionë eurove, ndikimi ekonomik për komunitetin vendas do të jetë pothuajse i papërfillshëm.
Kjo zonë është projektuar për t'u kthyer në një parking kamperash. Kush merret me turizëm e di se turistët me kampera shpenzojnë pak. Ata zakonisht udhëtojnë me ushqimet e tyre, përdorin shumë pak shërbime lokale, lënë pas ndotje por e rëndësishme nuk krijojnë ekonomi të qëndrueshme për banorët. Numrat mund të rriten, por mirëqenia e komunitetit jo.
Ndërkohë, vetëm pak kilometra më larg ndodhet fshati mesjetar i Benjës. Shtëpitë monumentale prej guri shtufi po shemben. Kisha e Mesjetare e fshatit po rrënohet. Shkolla është mbyllur prej kohësh dhe është kthyer në një grumbull gurësh. Dhe këtu lind pyetja.Po sikur ato dy milionë euro të ishin investuar për ringjalljen e këtij fshati? Po sikur të restauroheshin shtëpitë dhe të ktheheshin në bujtina? Po sikur të mbështeteshin familjet vendase me kopshte, blegtori dhe prodhime që do të furnizonin këto bujtina? Po sikur Kisha të restaurohej dhe të hapej për vizitorët? Po sikur nga kjo veper mirdashese e Qeverise të riktheheshin familje emigrantësh dhe bashkë me to edhe zërat e fëmijëve në shkollën e fshatit? Po sikur Benja të bëhej një qendër e turizmit malor, me shtigje të mirëmbajtura dhe guida vendase? Po sikur dhjetë shpellat e Langaricës të studioheshin nga universitete ndërkombëtare, duke sjellë studentë, profesorë dhe ekspedita shkencore që do të qëndronin me javë të tëra në bujtinat e fshatit? Po sikur pas tyre të vinin turistët e kulturës, ata që kërkojnë autenticitetin dhe jo asfaltin? Ky do të ishte zhvillim, Jo vetëm turistik, por edhe shembull per zona te tjera.
Këto janë dy vizione krejt të ndryshme për Shqipërinë. Njëri sheh natyrën si një hapësirë ku duhet derdhur beton. Tjetri e sheh atë si një trashëgimi që duhet ruajtur, sepse pikërisht autenticiteti është pasuria më e madhe që kemi. Lexuesi le të gjykojë vetë.
Prandaj Zoti Kryeministër, Bënja nuk është një debat për ujërat termale. Por eshtë një debat për mënyrën se si e kuptojmë qytetërimin. Një popull që fillon të festojë shkatërrimin e bukurisë së vet natyrore nuk është ende i rrënuar. Por ka filluar të mësohet me rrënimin. Dhe kjo është faza më e rrezikshme e çdo barbarie. Ata qytetare qe vallzonin ne fotografite Tuaja plot ngjyra nuk e dinë se muzika mbi rrenoja është himni i fundit te një qytetërimi kur barbaret jane tek portat.
Të fundit
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25
Dy gjigantët e futbollit në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë biletën për në 1/8-at
29 Qershor 2026, 09:48
"Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare"
29 Qershor 2026, 09:32
Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
29 Qershor 2026, 09:13
AP i kushton reportazh protestës: “Revolucioni i Flamingove” tërheq vëmendjen e botës
29 Qershor 2026, 08:56
Shmangni orët e pikut, sot temperaturat arrijnë deri në 39 gradë
29 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Qershor 2026, 08:02
Mbi 1,300 viktima nga vapa në Evropë
28 Qershor 2026, 21:57
Mrekulli në Venezuelë! Foshnja 18-ditëshe shpëtohet pas 32 orësh nën gërmadha
28 Qershor 2026, 21:11
Kapja e shtetit përmes territorit
28 Qershor 2026, 20:56
Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh
28 Qershor 2026, 20:43
Pse qajmë kur jemi të lumtur? Shkenca jep përgjigjen
28 Qershor 2026, 20:20
Protesta e 29-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
28 Qershor 2026, 19:38
Rekorde dhe spektakël në Botëror: Nga Dembélé te portieri me 16 pritje
28 Qershor 2026, 18:51
OBSH alarmon: Evropa po përjeton një nga valët më vdekjeprurëse të të nxehtit
28 Qershor 2026, 18:33
“The Albanian Files”: Si u kthye Shqipëria në laboratorin e pastrimit të parave?
28 Qershor 2026, 18:14
Para BE-së, 20% e kantiereve të ndërtimit, pa standarde sigurie
28 Qershor 2026, 17:58
Publikohet formacioni më i mirë i raundit të tretë në Botëror
28 Qershor 2026, 17:35
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit?
28 Qershor 2026, 17:12
Berisha niset drejt Vjenës për Asamblenë e PPE-së, në fokus raporti për Shqipërinë
28 Qershor 2026, 16:49
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner në shtëpi?
28 Qershor 2026, 16:30
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor 2026, 16:10
Konflikt me vellezërit për pronat, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
28 Qershor 2026, 15:53
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
28 Qershor 2026, 15:39
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, dy të lënduar
28 Qershor 2026, 15:20
“Për çfarë turizmi flisni?” Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit
28 Qershor 2026, 14:36
BE akordon 5.6 mln dollarë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese
28 Qershor 2026, 13:22
Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
28 Qershor 2026, 12:58
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
28 Qershor 2026, 12:36
Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë të më thonë si bëhet Shqipëria
28 Qershor 2026, 12:16
Nëpunësi i sindikatës italiane letër të hapur Ramës: Korrupsioni është rritur, largohuni
28 Qershor 2026, 12:00
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur
28 Qershor 2026, 11:01
Shqipëria, bonus-malus në “miniaturë”, si krahasohemi me Europën
28 Qershor 2026, 10:24
Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
28 Qershor 2026, 10:03
Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri
28 Qershor 2026, 09:44
Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)
28 Qershor 2026, 09:25
Shqipëria turistike “ngec” në trafik
28 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
28 Qershor 2026, 08:40
Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026
28 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Qershor 2026, 08:02
7 fobi të njerëzve që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
27 Qershor 2026, 22:00
VAR anulon golin e Iranit, publikohen pamjet që ndezin polemika
27 Qershor 2026, 21:34
Video/ Ironia me "Diellën" në protestë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj kryeministër
27 Qershor 2026, 21:16
Zbulohet një proteinë që mund të lidhet me plakjen e trurit dhe kujtesën
27 Qershor 2026, 20:45
Eurodeputetja italiane i bashkohet protestës kundër Ramës
27 Qershor 2026, 20:18
Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem në detyrë vetëm edhe disa javë
27 Qershor 2026, 19:55
Studimi: Një përqafim i thjeshtë mund të ulë stresin dhe të forcojë marrëdhënien në çift
27 Qershor 2026, 19:30
Eurodeputetët i bashkohen protestës në Tiranë, revolta kundër qeverisë hyn në ditën e 28-të
27 Qershor 2026, 19:15
Vijon represioni i qeverisë me protestat, ministri kërcënon me të tjerë ‘non-grata’
27 Qershor 2026, 18:55
Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, zbulohen duelet e para të fazës me eliminim direkt
27 Qershor 2026, 18:32
Video/ Vapa përvëluese në Francë, qytetari skuq vezë dhe proshutë në dritare
27 Qershor 2026, 18:18
Gjermania goditet nga temperatura rekord
27 Qershor 2026, 18:01
Ushqimet që duhen shmangur në vapë dhe alternativat më të shëndetshme
27 Qershor 2026, 17:28
Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë
27 Qershor 2026, 17:07
Pushimet verore 2026 në Europë: rriten “arratisjet e shkurtra” dhe destinacionet e freskëta
27 Qershor 2026, 16:34
Tellalli dhe monologuesi
27 Qershor 2026, 16:17
Korriku mbyllet me temperatura deri në 40°C, çfarë sjell korriku?
27 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026 hyn në histori, autogolat “yjet e padëshiruar” të turneut
27 Qershor 2026, 15:17
FIFA i ndalon hyrjen në stadium Merlinit, rosakut që u kthye në simbol të Botërorit 2026
27 Qershor 2026, 15:01
Berisha: Jam kundër kullave, nuk kam firmosur asnjë kur isha kryeministër
27 Qershor 2026, 14:31
Kur do shkojë në SHBA? Si u përgjigj Berisha
27 Qershor 2026, 13:26
Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave
27 Qershor 2026, 13:05
Berisha: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen!
27 Qershor 2026, 12:43
Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?
27 Qershor 2026, 12:29
Botërori 2026 plotëson edhe pesë duele të fazës së 1/16-tës, spikat përballja Francë–Suedi
27 Qershor 2026, 12:11
Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”
27 Qershor 2026, 11:04
28-vjeçari tenton të vrasë me makinë nënën e bashkëjetueses në Lezhë, arrestohet nga Policia
27 Qershor 2026, 10:17
Qendra e Tiranës zgjohet pa energji elektrike, asnjë sqarim nga OSSHE
27 Qershor 2026, 09:15
Protestuesit kërkojnë mbështetjen e ambasadorëve, zbardhet letra me pesë kërkesat
27 Qershor 2026, 08:47
Temperaturat arrijnë 38 gradë, si parashikohet moti sot
27 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Qershor 2026, 08:02
Protesta në Tiranë merr përmasë ndërkombëtare, 5 kërkesat i përcillen ambasadave perëndimore
26 Qershor 2026, 23:01