Flash News

SPORT

Dy gjigantët e futbollit në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë biletën për në 1/8-at

Dy gjigantët e futbollit në fushë, Brazili dhe Gjermania

Emocionet e Kupës së Botës 2026 vijojnë këtë të hënë me dy sfida që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve në mbarë botën. Brazili dhe Gjermania, dy nga kombëtaret më të suksesshme në historinë e turneut, synojnë të hedhin një tjetër hap drejt trofeut, ndërsa përballen respektivisht me Japoninë dhe Paraguain në fazën e 1/16-ave.

Ndeshja e parë e ditës do të zhvillohet në Houston, ku Brazili do të sfidojë Japoninë në orën 19:00.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e mbylli fazën e grupeve në formë të shkëlqyer, pasi pas nisjes me luhatje regjistroi dy fitore radhazi 3-0 ndaj Haitit dhe Skocisë, duke siguruar vendin e parë në Grupin C. "Seleçao" vjen me shtatë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në dy ndeshjet e fundit, ndërsa kërkon rikthimin te titulli botëror që mungon prej vitit 2002.

Në krahun tjetër, Japonia mbërrin e pamposhtur nga faza e grupeve dhe me një mbrojtje të konsoliduar, por statistikat nuk janë në favor të saj. "Samurajt Blu" nuk kanë fituar ende asnjë ndeshje me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës.

Më pas, në orën 22:30, Gjermania do të përballet me Paraguain në Boston. Katër herë kampionët e botës rikthehen në fazën me eliminim direkt për herë të parë që prej triumfit të vitit 2014. Edhe pse e mbyllën Grupin E në vendin e parë, humbja ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit ka ngritur pikëpyetje mbi formën e skuadrës së Julian Nagelsmann.

Paraguai, nga ana tjetër, rikthehet në këtë fazë të Botërorit pas 16 vitesh. Ekipi amerikano-jugor siguroi kualifikimin falë organizimit në mbrojtje, por vazhdon të ketë probleme në sulm, duke mos shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e luajtura me eliminim direkt në historinë e Kupës së Botës.

Programi i ndeshjeve:

Brazil – Japoni, ora 19:00
Gjermani – Paraguai, ora 22:30

Të fundit