Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit kërkon vlerësim psikologjik për autorin dhe të plagosurin

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit kërkon vlerësim psikologjik
Luis Mecja dhe Martin Cami

Gjykata e Apelit ka vendosur të rihapë pjesërisht shqyrtimin e çështjes që lidhet me vrasjen e Martin Canit, duke urdhëruar kryerjen e një ekspertize psikologjike për të miturin Mario Përlleshaj, i dënuar si autor i ngjarjes, si dhe për Luis Mecjan, i cili mbeti i plagosur.

Me vendim të trupit gjykues, dy psikologe janë ngarkuar të realizojnë vlerësimin psikologjik të të dy të miturve, pas takimeve dhe intervistave që do të zhvillojnë me secilin prej tyre.

Ekspertiza është kërkuar në kuadër të shqyrtimit të mëtejshëm të çështjes, me qëllim vlerësimin e gjendjes psikologjike të personave të përfshirë dhe rrethanave të ngjarjes.

Seanca e ardhshme është caktuar më 1 korrik, kur pritet të depozitohen raportet e ekspertëve dhe procesi gjyqësor të vijojë me shqyrtimin e tyre. Kujtojmë se në shkallën e parë Mario Përlleshaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Martin Canit.

Të fundit