Ditari i Maxhorancës

Koçeku mesazh Ramës nga Brukseli: Evropa të kthejë sytë nga Shqipëria, pushteti po kapërcen çdo kufi

Koçeku mesazh Ramës nga Brukseli: Evropa të kthejë

Deputetja socialiste Marjana Koçeku i ka dërguar sërish një sinjal të qartë kryeministrit Rama.

Nga Parlamenti Evropian, Koçeku ka postuar një foto dhe bashkangjitur shkruan se Brukseli duhet të kthejë sytë nga Shqipëria, aty ku “korrupsion i dhe arbitrariteti i pushtetit kapërcen çdo kufi”.

“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi”, shkruan Koçeku.

Të fundit