Flash News

E-TJERA

Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH

Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe

Situata është shoqëruar me tensione dhe thirrje kundër qeverisë gjatë protestës së mbajtur që nga ora 10.00 para Kuvendit.

Në shenjë revolte, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të automjeteve të zyrtarëve gjatë largimit nga ambientet e Kuvendit.

Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe

Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit kanë shfaqur pakënaqësi ndaj qeverisë, duke vijuar me thirrje dhe akuza ndaj kabinetit qeveritar.

Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe

Më herët gjatë protestës, janë goditur me vezë edhe automjetet e disa zyrtarëve të tjerë, përfshirë makinën e zv/kryeministres Albana Koçiu, si dhe automjetet e deputetëve të Partisë Socialiste Tërmet Peçi dhe ministrit të Financave Petrit Malaj.

Pas incidentit dhe përshkallëzimit të situatës, në zonë ka ndërhyrë edhe Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) për të normalizuar rendin dhe për të shmangur përplasjet e mëtejshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe

Prej 31 ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta të vazhdueshme, ku një pjesë e protestuesve kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Të fundit