Flash News

POLITIKOFF

Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta

Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë

Vera e këtij viti ka sjellë temperatura rekord në shumë vende të Europës, duke vështirësuar jo vetëm aktivitetin gjatë ditës, por edhe pushimin gjatë natës.

Ekspertët shpjegojnë se temperaturat e larta dhe lagështia e shtuar ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit, pasi trupi ka vështirësi të ulë temperaturën e tij natyrale. Si pasojë, shumë qytetarë përballen me pagjumësi dhe zgjime të shpeshta gjatë natës.

Për të përballuar këtë situatë, specialistët rekomandojnë disa masa të thjeshta që mund të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të gjumit gjatë valëve të të nxehtit. Mes tyre përfshihen mbajtja e perdeve dhe grilave të mbyllura gjatë ditës për të shmangur ngrohjen e ambienteve, si dhe ajrosja e shtëpisë vetëm në orët kur temperaturat janë më të ulëta, zakonisht në mëngjes herët ose gjatë natës.

Po ashtu, këshillohet shmangia e pajisjeve që prodhojnë nxehtësi në orët e vona, si dhe zgjedhja e dhomës më të freskët të banesës për gjumë, nëse kjo është e mundur. Ekspertët theksojnë gjithashtu rëndësinë e përdorimit të materialeve natyrale si pambuku dhe liri për çarçafët dhe veshjet e gjumit.

Në mesin e rekomandimeve përfshihen edhe përdorimi i ventilatorëve, si dhe metoda të thjeshta ftohjeje të trupit, të cilat ndihmojnë në uljen e ndjesisë së vapës gjatë natës.

Sipas specialistëve, zbatimi i këtyre masave mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit gjatë periudhave me temperatura ekstreme.

Të fundit