Flash News

E-TJERA

Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes

Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh

Policia e Pogradecit ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit Brian Syzo dhe e ka shpallur atë në kërkim. 

Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh
Brian Syzo

Hetimet paraprake janë përqendruar te konfliktet e mëparshme mes palëve, pasi i plagosuri rezulton person me precedentë penalë dhe dyshohet se ngjarja lidhet me një zinxhir përplasjesh të vjetra.

Sipas Policisë, i dyshuari është identifikuar si Nikolla Agolli, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Brian Syzos, duke e plagosur në këmbë.

Burime hetimore bëjnë me dije se objektivi nuk ka qenë eliminimi i 35-vjeçarit, por plagosja e tij, ndërsa dyshohet se incidenti është pasojë e një konflikti të hershëm mes tyre.

Në janar të vitit 2025, vetë Nikolla Agolli mbeti i plagosur në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku autor i dyshuar ishte Sindi Syzo, vëllai i Brianit.

Njoftimi i Policisë Pogradec:

“Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”.

Të fundit