Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me

Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është Brian Syzo, i cili është goditur në këmbë.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe për kapjen e tyre.

Brian Syzo është një emër i njohur për organet e rendit, me precedentë penalë, kryesisht për vepra që lidhen me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ai rezulton gjithashtu i përfshirë në disa konflikte të mëparshme në qytetin e Pogradecit.

Të fundit