Flash News

E-TJERA

Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës

Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

I plagosuri, Brian Syzo, fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, por mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij kërkon ndërhyrje më të avancuar dhe e kanë nisur menjëherë drejt kryeqytetit.

Sipas informacioneve paraprake, plumbi e ka goditur në këmbë dhe dyshohet se ka dëmtuar një nga venat kryesore, çka rrit rrezikun e komplikacioneve serioze, përfshirë edhe mundësinë e amputimit.

Ndërkohë, policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar, Nikolla Agolli.

Të fundit