Flash News

SPORT

Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve

Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut

Eliminimi i hershëm i Koresë së Jugut nga Botërori 2026 ka shkaktuar reagime të forta në vend, deri në pikën që autoritetet kanë nisur hetime për një kërcënim me vdekje ndaj ish-trajnerit të kombëtares, Hong Myung-bo.

Sipas mediave koreano-jugore, një përdorues i internetit, i cili pretendon se është një shtetas amerikan 41-vjeçar, publikoi një mesazh ku paralajmëronte se do ta sulmonte trajnerin në Aeroportin Ndërkombëtar të Incheonit pas kthimit të tij në Korenë e Jugut. Pas këtij postimi, policia hapi një hetim për të identifikuar autorin dhe për të vlerësuar seriozitetin e kërcënimit.

Ndërkohë, zemërimi i tifozëve nuk është kufizuar vetëm në rrjetet sociale. Në internet kanë qarkulluar imazhe të manipuluara që pretendojnë se Hong kishte urdhëruar futbollistët të largoheshin veçmas pas mbërritjes në aeroport, ndërsa në disa restorante dhe kafene në provincën Gyeonggi janë shfaqur njoftime simbolike me mbishkrimin "Hong Myung-bo i ndaluar".

Pakënaqësia e madhe erdhi pas humbjes 1-0 ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, rezultat që i dha fund shpresave të Koresë së Jugut për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.

Për shkak të situatës së tensionuar, kthimi i ekipit kombëtar në atdhe do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër çdo kërcënim të mundshëm ndaj ish-trajnerit.

Të fundit