Flash News

E-TJERA

Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën

Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë

Protesta qytetare para Kryeministrisë është zhvendosur përkohësisht drejt ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës, pasi një grup studentësh u pengua të mbante të shpalosur një banderolë me mbishkrimin "Ju erdhi fundi".

Ndryshe nga sa u deklarua fillimisht nga podiumi i protestës, banderola nuk u hoq nga Policia e Shtetit, por nga rojet private të universitetit. Sipas rregullave në fuqi, policia nuk lejohet të hyjë në ambientet universitare pa plotësuar kushtet ligjore.

Pas këtij zhvillimi, protestues të shumtë iu bashkuan studentëve në kampusin universitar, duke kërkuar rikthimin e banderolës me përmasa të mëdha dhe duke vijuar protestën edhe brenda ambienteve të universitetit.

 

Të fundit