Flash News

E-TJERA

Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt

Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i

Emiljano Nina, kushëriri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me armë zjarri në afërsi të banesës së Ilir Selmanit.

Emri i Ninës nuk është i panjohur për autoritetet, pasi ai është përmendur edhe më parë në disa ngjarje të rëndësishme. Një prej tyre ishte aksidenti i regjistruar në gusht të vitit 2023 pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Në atë rast, automjeti me të cilin ai udhëtonte humbi kontrollin teksa lëvizte me shpejtësi në zonën e Rrugës së Kosovarëve dhe përfundoi në digën e liqenit.

Nga ana tjetër, Ilir Selmani është i akuzuar si një nga personat e përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë në muajin gusht të vitit 2019.

Kujtojmë se më 19 qershor, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi t'i ndryshojë Selmanit masën e sigurisë, duke zëvendësuar "arrestin në burg" me masën "arrest në shtëpi".

Të fundit