Flash News
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
Nënkryetari i PE nga protesta në Tiranë: Dyshimet për transparencën dëmtojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Nënkryetari i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, i është bashkuar protestës së qytetarëve në Tiranë, duke deklaruar se vizita e delegacionit europian synon të dëgjojë nga afër shqetësimet e protestuesve dhe të verifikojë faktet që lidhen me projektin e kundërshtuar në Zvërnec.
Në një intervistë për Deutsche Welle, eurodeputeti rumun paralajmëroi se mungesa e transparencës dhe dyshimet për shkelje të shtetit të së drejtës mund të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se protestat janë të nxitura nga faktorë të jashtëm.
INTERVISTA E PLOTE:
DW: Prej një muaji, mijëra qytetarë po protestojnë në Tiranë. Sot keni zgjedhur të jeni mes tyre. Pse ishte e rëndësishme për ju të merrnit pjesë në këtë protestë?
Nicolae Ștefănută: Sepse më kujton atë që ndodhi në Rumani në vitet 2013–2015, me skandalin e projektit të minierës së arit në Roșia Montană. Edhe atje bëhej fjalë për një investim shumë të dyshimtë, jo transparent, që ngjallte dyshime për korrupsion. Rumunët dolën masivisht në rrugë për shumë muaj dhe arritën ta ndalonin atë projekt. Nuk ishte vetëm një çështje mjedisore, por edhe një çështje e shtetit të së drejtës dhe e drejtësisë. Mesazhi im për shqiptarët është se besoj se edhe ju mund ta ndaloni këtë projekt, i cili nuk është transparent, nuk është në të mirë të natyrës dhe as në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
DW: Protestat nisën kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por tashmë janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër establishmentit politik në Shqipëri, si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës. Si e shihni këtë?
Nicolae Ștefănută: Kështu ndodh kur grumbullohen shumë pakënaqësi. Ndonjëherë mjafton vetëm një shkëndijë. Besoj se shumë prej njerëzve që janë sot në rrugë kanë parë dhe përjetuar gjëra që i konsiderojnë të paligjshme apo të korruptuara. Pastaj ndodh diçka si ky projekt, që i bën të thonë: mjaft. Është e vërtetë që gjithçka nisi si një çështje mjedisore, por njerëzit e kuptojnë kur përballen me një padrejtësi. Prandaj nuk më habit që kjo është shndërruar në diçka shumë më të madhe sesa thjesht një çështje e mbrojtjes së mjedisit.
DW: A jeni këtu për të mbështetur protestën në tërësi, apo kryesisht kërkesat e protestuesve për mbrojtjen e mjedisit?
Nicolae Ștefănută: Para së gjithash, jemi këtu për të mësuar faktet. Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian, edhe unë si nënkryetar, duhet t’i njohim faktet. Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Do të takohemi me organizata të shoqërisë civile, me institucione dhe do të vizitojmë vende të ndryshme. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur, simbolizon bashkimin e popujve. E di që shqiptarët duan me dëshpërim të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se ata e meritojnë anëtarësimin në BE, por meritojnë gjithashtu shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë.
DW: Pak ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi një amendament që kërkon ndalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Çfarë prisni konkretisht nga qeveria shqiptare?
Nicolae Ștefănută: Disa prej ligjeve për të cilat flasin protestuesit janë vërtet të dyshimta. Për shembull, përjashtimet që lejojnë ndërtimin e hoteleve me pesë yje në zonat e mbrojtura nuk janë të pranueshme. Ndaj mendoj se këto ligje duhet të shfuqizohen sa më shpejt. Kjo duhet të reflektohet edhe në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Rumania ka kaluar të njëjtin proces, duke përshtatur legjislacionin europian për t’u bërë pjesë e BE-së. Edhe ne e kemi bërë këtë. Prandaj këto standarde duhet të mbrohen. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një mundësi e jashtëzakonshme, por ai shoqërohet edhe me përgjegjësi. Ne presim që qeveria shqiptare t’i respektojë këto përgjegjësi.
DW: A mendoni se kjo situatë mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?
Nicolae Ștefănută: Po, për fat të keq. Ne duam që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Por gjithçka që krijon dyshime, pasiguri apo hedh hije mbi procesin e anëtarësimit nuk është në rregull. Në fund të fundit, anëtarësimi miratohet edhe nga politikanët dhe drejtuesit e vendeve anëtare. Nuk besoj se kjo krijon një imazh të mirë për qeverinë. Qeveria duhet të jetë këtu, të dëgjojë qytetarët, të negociojë me ta dhe të diskutojë se çfarë mund të ndryshohet. Ndërkohë, ajo që kemi parë është një lloj represioni ndaj protestave dhe shënjestrim i protestuesve. Kjo nuk është e pranueshme dhe bie ndesh edhe me vlerat e Bashkimit Europian.
DW: Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo që po ndodh në Shqipëri është pjesë e një përpjekjeje për destabilizim që vjen nga jashtë. A keni ju indicje për këtë?
Nicolae Ștefănută: Nga kush? Kam dëgjuar tre apo pesë versione të ndryshme. Nuk mund të jenë të gjitha të vërteta, apo jo? Unë nuk e besoj këtë, sepse kam parë të njëjtën gjë edhe në vendin tim. Njerëzit nuk dalin në protestë me fëmijët e tyre sepse dikush i paguan. Nuk protestojnë për 30 ditë me radhë sepse pas tyre qëndron një qeveri e huaj. Nuk funksionon kështu. Këtu shoh të rinj, të moshuar, familje me fëmijë. Kjo është një protestë e vërtetë, e mbështetur mbi diçka shumë konkrete. Takova njerëz që kishin ardhur nga Suedia. Përse do të paguanin biletën për t’u kthyer në Shqipëri vetëm për të protestuar? Sepse u intereson vendi i tyre.
Të fundit
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11
Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën
29 Qershor 2026, 20:51
"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve
29 Qershor 2026, 20:29
Japonia trondit Brazilin, mbyll pjesën e parë në avantazh
29 Qershor 2026, 20:11
"Rama jep dorëheqjen", nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
29 Qershor 2026, 19:53
Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta
29 Qershor 2026, 19:28
Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët
29 Qershor 2026, 19:00
Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino
29 Qershor 2026, 18:41
A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
29 Qershor 2026, 18:22
Vala e re e të nxehtit në SHBA rrit shqetësimet për finalen e Kupës së Botës 2026
29 Qershor 2026, 18:01
Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit
29 Qershor 2026, 17:44
Vala ekstreme e të nxehtit teston sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë
29 Qershor 2026, 17:30
11 sjellje të hershme që lidhen me suksesin dhe ndërtimin e pasurisë
29 Qershor 2026, 17:12
Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
29 Qershor 2026, 16:56
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
29 Qershor 2026, 16:40
Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar
29 Qershor 2026, 16:23
Avokati Kujtim Cakrani ndërpret përfaqësimin ligjor të Ilir Metës
29 Qershor 2026, 16:08
Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve
29 Qershor 2026, 15:53
Fëmijët shqiptarë vendosin dhunën dhe shëndetin mendor në krye të shqetësimeve
29 Qershor 2026, 15:33
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
29 Qershor 2026, 15:15
Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës
29 Qershor 2026, 15:01
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
29 Qershor 2026, 14:56
Bie propaganda e Ramës/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë
29 Qershor 2026, 14:40
Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes
29 Qershor 2026, 14:25
Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi
29 Qershor 2026, 13:57
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
29 Qershor 2026, 13:41
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?
29 Qershor 2026, 13:27
"Përvëlohet" Europa, mbi 1.300 viktima nga i nxehti ekstrem
29 Qershor 2026, 13:06
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të posaçme për vizitë në maternitet
29 Qershor 2026, 12:30
Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster
29 Qershor 2026, 12:14
Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin
29 Qershor 2026, 11:56
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pasi u eliminua nga Kupa e Botës
29 Qershor 2026, 11:36
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25
Dy gjigantët e futbollit në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë biletën për në 1/8-at
29 Qershor 2026, 09:48
"Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare"
29 Qershor 2026, 09:32
Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
29 Qershor 2026, 09:13
AP i kushton reportazh protestës: “Revolucioni i Flamingove” tërheq vëmendjen e botës
29 Qershor 2026, 08:56
Shmangni orët e pikut, sot temperaturat arrijnë deri në 39 gradë
29 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Qershor 2026, 08:02
Mbi 1,300 viktima nga vapa në Evropë
28 Qershor 2026, 21:57
Mrekulli në Venezuelë! Foshnja 18-ditëshe shpëtohet pas 32 orësh nën gërmadha
28 Qershor 2026, 21:11
Kapja e shtetit përmes territorit
28 Qershor 2026, 20:56
Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh
28 Qershor 2026, 20:43
Pse qajmë kur jemi të lumtur? Shkenca jep përgjigjen
28 Qershor 2026, 20:20
Protesta e 29-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
28 Qershor 2026, 19:38
Rekorde dhe spektakël në Botëror: Nga Dembélé te portieri me 16 pritje
28 Qershor 2026, 18:51
OBSH alarmon: Evropa po përjeton një nga valët më vdekjeprurëse të të nxehtit
28 Qershor 2026, 18:33
“The Albanian Files”: Si u kthye Shqipëria në laboratorin e pastrimit të parave?
28 Qershor 2026, 18:14
Para BE-së, 20% e kantiereve të ndërtimit, pa standarde sigurie
28 Qershor 2026, 17:58
Publikohet formacioni më i mirë i raundit të tretë në Botëror
28 Qershor 2026, 17:35
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit?
28 Qershor 2026, 17:12
Berisha niset drejt Vjenës për Asamblenë e PPE-së, në fokus raporti për Shqipërinë
28 Qershor 2026, 16:49
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner në shtëpi?
28 Qershor 2026, 16:30
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor 2026, 16:10
Konflikt me vellezërit për pronat, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
28 Qershor 2026, 15:53
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
28 Qershor 2026, 15:39
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, dy të lënduar
28 Qershor 2026, 15:20
“Për çfarë turizmi flisni?” Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit
28 Qershor 2026, 14:36
BE akordon 5.6 mln dollarë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese
28 Qershor 2026, 13:22
Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
28 Qershor 2026, 12:58
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
28 Qershor 2026, 12:36